E Enjte, 03.28.2024, 10:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DITË KAOSI NË PRISHTINË
Fotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË

E Martë, 01.27.2015, 06:36pm (GMT+1)



Prishtina u shndërrua të martën në zonë përplasjesh të rrepta ndërmjet njësiteve speciale të Policisë së Kosovës dhe protestuesve. Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë njoftuar se rreth 80 persona kanë kërkuar ndihmë emergjente.

"Rreth 50 prej tyre janë pjesëtarë policie", ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK.

Forcat e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumba gome, sipas njoftimeve të policisë, për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, kurse protestuesit janë parë duke hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të policisë.

Njësitet speciale të policisë kanë qenë të vendosura në pothuajse të gjitha rrugët sporadike që çojnë drejt sheshit qendror në Prishtinë.

Numri i të ndaluarve nga autoritetet e rendit thuhet të jetë 120.

Në mesin e tyre mediat vendore raportojnë se ishte edhe Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila ka organizuar protestën e sotme. Zoti Ahmeti thuhet të jetë liruar ndërkohë.

Në një komunikatë të mëhershme për opinion, policia e Kosovës ka njoftuar se "rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar të sulmojnë policët, duke hedhur gjësende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, të cilat detyrimisht janë dashur të intervenojnë për t'i parandaluar sulmet e tilla, duke përdorur mjetet policore të ligjshme".

Policia e Kosovës u ka bërë "thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve".

Protesta kishte nisur në orën 12:00, e thirrur nga nga partitë politike në opozitë, në kërkim të shkarkimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, dhe shpalljes së kombinatit metalurgjik "Trepça" si ndërmarrje e veçantë publike.

Përreth qeverisë ishin vendosur rrethojat dhe forcat e rendit. Protestuesit po kërkonin që në fillim të nisjes së protestës heqjen e rrethojave për të mundësuar, siç thanë, të drejtën për të protestuar.

"Sheshi është i yni, jo i qeverisë", "Trepça është e jona", "Jabllanoviq jashtë", "Hiqni barrikadat", "Poshtë Qeveria", ishin vetëm disa nga thirrjet e protestuesve.

Ndryshe, Jabllanoviq i kishte quajtur më 6 janar "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Jabllanoviq ka kërkuar falje për deklaratën e bërë.

Protesta e sotme pason protestën e së shtunës, më 24 janar, e cila përfundoi me një "ultimatum" dhënë qeverisë së Kosovës që brenda 48 orësh të shkarkojë zotin Jabllanoviq dhe të procedojë në Kuvendin e Kosovës ligjin e veçantë për Trepçën.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesave të parashtruara.





www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHJAGA KËRKON FILLIMIN E DIALOGUT MES OPOZITËS DHE QEVERISË (01.27.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PROTESTË ME TENSIONE NË PRISHTINË Përleshje të rrepta po përshkojnë një protestë me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepçës (01.27.2015)
PROTESTË E FUQISHME NË PRISHTINË - POLICIA PËRDOR GAZIN LOTSJELLËS DHE TOPIN E UJITFotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË (01.27.2015)
KTV - NJË PROTES I ARRESTUAR, TË LËNDUAR NJË PROTESTUES DHE NJË POLIC (01.27.2015)
FILLOI PROTESTA NË PRISHTINË (01.27.2015)
PRISHTINË - DEPUTETËT SERBË THONË SE FAK-u DUHET DISKUTUAR NË BRUKSEL (01.27.2015)
OPOZITA PROTESTON SOT NË PRISHTINË (01.27.2015)
KRYEMINISTRI RAMA KOMENTOI ZGJEDHJET E GREQISË DHE ZHVILLIMET NË SHQIPËRI (01.27.2015)
2015 Index of Economic Freedom - SHQIPËRIA SHËNON RËNIE TË LIRISË EKONOMIKE Vlerësimet më të ulta Shqipëria i ka në drejtim të korrupsionit dhe të drejtës së pronës (01.27.2015)
KJO DITË E GJITHË PËR TË KUJTUAR - 27 JANARIPoemë nga VISAR ZHITI (01.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]