VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA - HAITIANËVE: AMERIKA ËSHTË ME JU
HAITI: NDOSHTA TË VDEKURIT JANË 200 MIJË - HILLARY CLINTON SOT NË HAITI&

E Enjte, 01.14.2010, 06:41pm (GMT1)

 

 

Ndihmat për Haitin kanë arritur në 450 milionë dollarë ndihma të menjëhershme, në krye janë SHBA, Kanada, FMN, banka Botërore

 

Voal-online Nuk ju harrojmë për asnjë çast, Amerika është me ju," iu ka premtuar presidenti Obama haitianëve të goditur nga tërmeti.

 

Dhe duke nënvizuar se tërmeti ka shkaktuar "˜humbje shktërrimtare' ka pohuar se për SHBA masat e shpëtimit në Haiti janë "˜përparësi absolute" dhe ka shpallur se do të japë 100 milionë dollarë për "˜ndihmat e menjëhershme' dhe "˜dërgimi i mijëra ushtarëve, i një aeroplanmbajtëseje, mjeteve detare amfibe dhe të një anije spital për shpëtimin e popullsisë.

 

Ndihmat monetare për Haitin kanë arritur në 450 milionë dollarë. Ka një listë të gjatë të vendeve që kanë dhuruar fonde. Në krye të listës janë SHBA, Kanada, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, të cilët çojnë nga rreth 100 milionë dollarë secili.

 

Kësaj liste i shtohen kontribues më të vegjë, si Kryqi i Kuq Ndërkombëtar me 10 milionë dollarë. Edhe Brazili ka ofruar 10 milionë dollarë.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.