VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LËNË PAS PRISHTINËN E PROTESTAVE DHE IKIN NË PERËNDIM E Mërkurë, 01.28.2015, 09:21am (GMT1) Derisa gjatë tërë ditës në qendër të Prishtinës pat protesta që eskaloi me dhunë, kundër Qeverisë së Kosovës, në mbrëmje stacioni i autobusëve është përplot me qytetarë të cilët hipin në autobusë që shkojnë në Beograd për të ikur nga Kosova për në vendet perëndimore. KosovaPress ishte në vendin e ngjarjes në momentin kur tre autobusë të stërmbushur me qytetarë u nisën nga Prishtina për në Beograd. Një dëshmitar, që ishte në vendin e ngjarjes, ka thënë se edhe dy autobusë janë nisur më herët për në Beograd. Ndërkaq natën e kaluar janë nisur katër sish. Përveç kësaj, nëpër autobusë nuk ka vend dhe shumica e pasagjerëve detyrohen të rrinë në këmbë, sepse biletat për në Beograd shiten shumë më herët. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |