E Premte, 04.19.2024, 01:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BASHKIMI EVROPIAN - DEMONSTRUESIT TË DISTANCOHEN NGA DHUNA, PJESËMARRJA E LARTË NË PROTESTË TREGON FRUSTRIMIN E QYTETARËVE ME GJENDJEN NË KOSOVË

E Mërkurë, 01.28.2015, 03:16pm (GMT+1)



Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklarate të lëshuar ka reaguar në lidhje me ngjarjet e djeshme në Prishtinë, ndërsa ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe gjithmonë shkon në dëm të shkakut të atij veprimi dhe rrezikon hapësirën demokratike.

Teksa e ka përmendur faktin që protestimi paqësor është një e drejtë themelore, e patjetërsueshme demokratike e qytetarëve, zyra e BE-së ka bërë me dije se është në interes të atyre që organizojnë demonstrata dhe të atyre që demonstrojnë, për t'u distancuar nga dhuna dhe për ta parandaluar atë gjatë tubimeve të tilla.

"Demonstratat në këtë numër, si ajo që pamë të shtunën e kaluar, janë gjithashtu një shenjë e frustrimit të qytetarëve me gjendjen në Kosovë. Shpesh të njëjtat shkaqe po i shtyjnë njerëzit që të kërkojnë punë jashtë Kosovës apo madje edhe të bien viktima të migrimit të paligjshëm. Demonstratat janë për të dërguar një mesazh dhe ndoshta për të zgjuar institucionet politike. Por, rrugët nuk janë mënyra për të gjetur zgjidhjen, aq më pak përmes ultimatumeve", ka bërë me dije zyra e BE-së.

Si në çdo shoqëri demokratike, BE-ja rekomandon që zgjidhja duhet të gjendet përmes dialogut politik në institucionet politike, përmes dialogut social mes partnerëve socialë - dhe me një dialog të hapur të autoriteteve me shoqërinë.

"Kosova ka nevojë për të gjetur një gjuhë të përbashkët për të vepruar drejt zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit. Ne nxisim udhëheqësit politikë të të dyja anëve, koalicionin dhe opozitën, që të bashkojnë forcat e tyre në ofrimin e përgjigjeve për shpresat e njerëzve. Vendi më i përshtatshëm për këtë është Kuvendi", thuhet në kumtesën e lëshuar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë - PROTESTAT NË KOSOVË SHËNOJNË ANTAGONIZMIN E THELLË MIDIS OPOZITËS DHE PUSHTETIT (01.28.2015)
LËNË PAS PRISHTINËN E PROTESTAVE DHE IKIN NË PERËNDIM (01.28.2015)
SHUHET PAS NJË SËMUNDJE ROKERI I SHQUAR I GRUPIT 'DJEMTË E DETIT' GENT DEMALIAJ (01.28.2015)
FREEDOM HOUSE - SHQIPËRIA DHE KOSOVA PJESËRISHT TË LIRA (01.28.2015)
AAK DËNON ARRESTIMIN E ANËTARIT TË SAJ (01.27.2015)
THIRRJE PËR TA NDALUR CIKLIN E DHUNËS (01.27.2015)
DITË KAOSI NË PRISHTINËFotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË (01.27.2015)
JAHJAGA KËRKON FILLIMIN E DIALOGUT MES OPOZITËS DHE QEVERISË (01.27.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PROTESTË ME TENSIONE NË PRISHTINË Përleshje të rrepta po përshkojnë një protestë me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e kompleksit të minierave Trepçës (01.27.2015)
PROTESTË E FUQISHME NË PRISHTINË - POLICIA PËRDOR GAZIN LOTSJELLËS DHE TOPIN E UJITFotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË (01.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]