VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EKSPERTËT - KOSOVËS QEVERI TEKNIKE DHE ZGJEDHJE TË REJA

E Enjte, 01.29.2015, 08:28am (GMT1)


"‹Shpërthimi i paknaqësive të qytetarëve, që ndërlidhet me gjendjen e rëndë në vend, si pasojë e keqqeverisjeve, që kulmuan me koalicionin e dy partive,që mbajnë përgjegjësinë për shumë dështime, mund ta vërë në rrezik Qeverinë aktuale.

Pas një ngërçi 6-mujor, me formimin e Qeverisë, njerëzit nisën të ikin nga Kosova, sepse u humbi shpresa për një jetë më të mirë.

Sociologu Fadil Maloku, duke arsyetuar të gjitha shkaqet e nxitjes së këtyre protestave të fundit, dhe mungesën e gatishmërisë politike për dialog në mes të pozitës dhe opozitës, për të gjetur një rrugëzgjidhje, nuk e përjashton fare rrezikun e rrëshqitjes së vendit në trazira.

Për profesorin Riza Smaka, hapja e dialogut për Qeveri teknike dhe aranzhimi i kalendarit të ri zgjedhor do të duhej të ndodhte vetëm pasi të jetë arritur paraprakisht një akordim politik për disa detyra, që duhet të kryhen nga qeveria aktuale.

"Papërgjegjësia juridike e morale për mospërfilljen e zotimeve dhe të premtimeve zgjedhore, adresuar votuesve dhe opinionit publik, duhet të ndëshkohet me sanksionet e zgjedhësve, që kanë zgjedhur këta njerëz", tha Smaka. /Kosova Sot/

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.