OPERACIONI 'MIFOLI' - POLICIA ZBULON NJË TJETËR LABORATOR DROGE
E Enjte, 01.29.2015, 08:32am (GMT+1)
Një tjetër laborator i paketimit të lëndëve narkotike është zbuluar mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit të koduar "Mifoli".
Laboratori ndodhej në fshatin Mifol, 3 kilometra larg prej Novoselës në qytetin e Vlorës.
Janë sekuestruar rreth 150 kg lëndë narkotike dhe janë zbuluar prerëse, qese, kandar dhe objekte të tjera që përdoreshin për paketimin e drogës.
Sipas burimeve të policisë, godina është në pronësi të shtetasit Agron Velaj, person me precedentë të mëparshëm penalë.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Velaj ka dalluar efektivët, ka braktisur makinën dhe është larguar menjëherë në këmbë.
www.voal-online.ch
|