VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ABDIXHIKU - SERBËT NUK DUHET TOLERUAR TË VEPROJNË KUNDËR KOSOVËS

E Enjte, 01.29.2015, 08:36am (GMT1)


Analisti Lumir Abdixhiku i ka bërë një përmbledhje të gjitha veprimeve të fundit të përfaqësuesve serbë në institucione të Kosovës, duke nisur nga deklarata ofenduese e Aleksandër Jabllanoviqit.

Ai ka thënë se Lista Serbe mund të jetë e pandreqshme, por Republika nuk guxon të mbetet si e tillë. Sipas tij, çdo tolerim në këtë drejtim nxitë anti-Republikanizmin fashist.

"Puna është se, kur lejon Jabllanoviqin të ofendojë e mohojë viktimat e luftës, inkurajon Mariqin të komunikojë nga ministria pa simbole, Stojanoviqin ta quajë Kosovën Serbi, e Nikoliq të vendosë postbllok në Brezovicë - të gjithë këta zyrtarë qendrorë e lokalë të Republikës; paguar prej Republikës, kundër Republikës", ka shkruar Abdixhiku. "Lista Serbe mund të jetë e pandreqshme; por Republika s'guxon të mbetet si e tillë. Çdo tolerim në këtë drejtim nxitë anti-Republikanizmin fashist", ka shtuar ai.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.