VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RAMA - NË SPANJË ËSHTË RRËZUAR NJË AVION ME DROGË, PILOTI ISHTE SHQIPTAR, MAJOR I FORCAVE TË ARMATOSURA

E Enjte, 01.29.2015, 12:49pm (GMT1)



Voal-online.ch - TIRANË - Kryeministri Edi Rama, duke e marrë fjalën në mënyrë të paparalajmëruar në seancën plenare që po zhvillon Kuvendi i Shqipërisë, ua bëri të ditur deputetëve dhe opinionit se Ministria e Jashtme e Shqipërisë sapo kishte marrë lajmin për rrëzimin e një avioni droge në Spanjë, piloti i të cilit ishte shqiptar, major i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Avioni ishte ngarkuar me drogë në Marok dhe, kur po fluturonte mbi Spanjë, është qëlluar dhe është rrëzuar. Piloti i avionit është shqiptar, i graduar major në vitin 2009.
Rama tha se ka 18 vjet që është pilot dhe se është ndër më të besuarit e Frocave tona të Armatosura.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.