E Martë, 04.23.2024, 07:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYEUSHTARAKU SERB DIKOVIÇ DYSHOHET PËR MASAKRAT NË REZALLË E ÇIKATOVË DHE PËR FSHEHJE KUFOMASH

E Enjte, 01.29.2015, 06:26pm (GMT+1)

  
Fondi për të Drejtën Humanitare ka kumtuar se posedon dokumente që dëshmojnë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ljubisha Dikoviq drejtpërsëdrejti është përgjegjës për krime lufte në Kosovë.

Në konferencën për gazetarë, njofton B92, transmeton Koha.net, në të cilën është prezantuar dosja e Rudnicës, Dikoviq është përgjegjës për krimet në Rezallë dhe në Çikatovë të Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë.

Përfaqësuesit e Fondit për të Drejtën Humanitare kanë bërë të ditur të enjten se dokumente ushtarake dhe policore të Serbisë si dhe deklaratat e dëshmitarëve okularë dëshmojnë se në vrasjen e 68 civilëve shqiptarë në fshatrat Rrezallë dhe Çikatovë, në Kosovë, të kryera në vitin 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ka qenë shefi i tanishëm i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq.

Dosje, ndër të tjera ofron shikim për shënimet dhe dëshmitë për katër krime të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe të MPB-së të Serbisë bërë në prillin dhe në majin e vitit 1999 në Kosovë në të cilat janë vrarë civilët shqiptarë nga Kosova trupat e të cilëve janë ekshumuar nga varreza masive e Rudnicës në vitin 2014 si dhe për aktin e "asanimit të vend betejës" në kuadër të të cilit trupat e viktimave ishin larguar nga vendi i krimit dhe ishin fshehur 15 vjet.

"Edhe pse e ka pasur obligim të pengojë krimet, Dikoviq nuk e ka bërë këtë, e ka dëshmi edhe për plaçkitje të pamëshirshme të pasurisë shqiptare në të cilën edhe vetë ka marrë pjesë", pohon Natasha Kandiq.

Dikoviq ka bërë aktakuzë kundër drejtoreshës FHD-së Natasha Kandiq për shkak të këtyre akuzave.

Nuk dihet nëse ky proces ka përfunduar.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - PËRDORIMI I KOSOVËS SI PRECEDENT NGA RUSIA (01.29.2015)
AVIONI I DROGËS - PILOTI SHQIPTAR SOKOL FEKA VRITET NGA POLICIA SPANJOLLE - REAGIMI I PLOTE I MINISTRISË TË MBROJTJES - (01.29.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA, REZERVA TË GRURIT VETËM PËR 20 DITË (01.29.2015)
RAMA - NË SPANJË ËSHTË RRËZUAR NJË AVION ME DROGË, PILOTI ISHTE SHQIPTAR, MAJOR I FORCAVE TË ARMATOSURA (01.29.2015)
FOTO E DITËS - POLICIA E RRAHU BRUTALISHT DHE IA MORI FLAMURIN KOMBËTAR (01.29.2015)
Deutche Welle - MISIONI I (PA)MUNDUR PËR HAPJEN E DOSJEVE NË SHQIPËRI (01.29.2015)
ABDIXHIKU - SERBËT NUK DUHET TOLERUAR TË VEPROJNË KUNDËR KOSOVËS (01.29.2015)
OPERACIONI 'MIFOLI' - POLICIA ZBULON NJË TJETËR LABORATOR DROGE (01.29.2015)
EKSPERTËT - KOSOVËS QEVERI TEKNIKE DHE ZGJEDHJE TË REJA (01.29.2015)
ALBIN KURTI - S'KA REPUBLIKË PA TREPÇËN E ME JABLLANOVIÇIN (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]