E Martë, 04.23.2024, 10:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MATOSHI - TË SHTYPËSH OPOZITËN DO TË THOTË TË SHTYPËSH SOVRANITETIN E POPULLIT

E Premte, 01.30.2015, 09:26am (GMT+1)



Voal-online.ch - PRISHTINË - Në shkrimin e tij me titull "Demagogë të përsosur!" të botuar në numrin e sotëm të gazetës Koha Ditore, autori Halil Matoshi shkruan:
  
Te demokracitë opozita është një organ i sovranitetit të popullit, po aq vital, sa edhe Qeveria. Të shtypësh opozitën do të thotë të shtypësh sovranitetin e popullit prandaj "teoria" e ministrit Arban Abrashi se Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 97, rrjedhimisht Qeveria nuk trajton kërkesa të partive politike opozitare, është e pamend dhe e pavend...

Në një mënyrë, të dyja idetë themaltare mbi të cilat u mbështet koncepti i "shpërthimit të janarit" në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, janë të domenit etnonacionalist;

E para, konsiston me një fjalë raciste të një ministri të Qeverisë së Kosovës (i cili vjen nga komuniteti serb) e për të cilën ai ka kërkuar falje publikisht, në Kuvendin e Kosovës, dhe ideja e dytë është emnesa ikonë "Trepça", e cila, po ashtu si narrative, "...është jona" konsiston me nacionalizmin etnik.

Sulmi i individëve ose grupeve protestuese ndaj Ambasadës së Republikës së Malit të Zi, si dhe sulmi ndaj gazetarëve të RTK-së (Redaksia në gjuhën serbe) i jep tërë protestës fatkeqësisht ngjyrime të tilla, si të jetë ideuar kundër serbëve, siç druante edhe ambasadori britanik në Prishtinë, Jan Cliff.

Dhe tash kush mund të thotë se ishin dy protesta?
Ajo ishte një e vetme, e organizuar nga VV-ja dhe disa parti opozitare e shoqata të dala nga lufta, por përgjegjësitë rëndom bien mbi organizatorin dhe natyrisht mbrojtësit e rendit, nëse nuk reagojnë profesionalisht dhe nëse dhuna legjitime përdoret joproporcionalisht.

Ndonëse e pranoj argumentin e VV-së, se qytetari kosovar ka 101 arsye për të protestuar, nuk mund të përbihet lehtë shfaqja e kësaj lëvizjeje si shpëtimtare e popullit, sepse asnjë instancë tjetër, në demokraci, pos Qeverisë së zgjedhur legalisht, nuk e ka këtë të drejtë, të përdorë dhunë legjitime!?

Ideja e lëvizjes "Vetëvendosje" se "duke shpërthyer në veprim" (term i Giovanni Sartorit) demokracia u afrohet idealeve të saj, është ide e gabuar, sepse "shpërthimi" krijon të përmbysur, përkatësisht të mundur, pra armiq, në vend të idealit të demokracisë pa armiq...

"Një turmë prej mijëra vetash" sipas Giovanni Sartorit "miraton me brohoritje propozime që e njëjta turmë, e ndarë në grupe të vogla, do t'i hidhte poshtë". Më tej Sartori citon Mikels-in që thoshte me një fjali se është më lehtë të zotërosh masën se auditorin e vogël.

Dhe gjithnjë, sipas Sartorit, ai që fiton këtë rrugë është demagogu, është manipuluesi shembullor i sovranitetit të popullit. Demagogu u bën thirrje turmave, duke bërtitur se populli ka gjithnjë të drejtë. Por, parimi demokratik nuk e mbështet këtë absurditet.
Parimi demokratik është që populli është Sovran edhe në të drejtën për të gabuar (përndryshe, ç"˜sovran do të ishte?)
Po, nëse populli ka të drejtë të gabojë, nuk do të thotë se është e lavdërueshme ta shtysh të gabojë.

Dhe demagogu kërkon pikërisht këtë. Ai është popullmashtrues për antonomazi. Pra, të kemi mendjen të mos i ngatërrojmë thirrjet në rrugë dhe "demokracinë e demonstratave" me demokracinë qeverisëse." (G. Sartori: "Ç"˜është demokracia"? Fq. 69.)
Në anën tjetër, hiç më e justifikueshme dhe hiç më pak demagoge dhe manipuluese nuk u tregua Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministri i saj, Arban Abrashi.

Qeveria e Kosovës nuk ka ditur ta justifikojë pozicionin e saj përse nuk e ka ndërmend t'i përgjigjet thirrjes së ultimatumit për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviq, dhe përse e tërhoqi Ligjin mbi ndërmarrjet publike sipas të cilit duhej të zgjidhej "Trepça"?

Sepse po shihet ashiqare se Qeveria Mustafa ka mungesa fatale të kapaciteteve humane të këshillëdhënies.

E para, Qeveria frikësohet se qortimi i Jablanoviqit, ose eventualisht shkarkimi i tij mund ta merr n'qafë tërë Qeverinë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj përpjekjet e saj për ta relativizuar peshën e gjuhës raciste që ka përdorur ministri Jablanoviq janë të mjera dhe fundësisht të papranueshme;

Në secilin vend me kulturë demokratike dhe etikë pushteti, në secilën demokraci, një ministër që përdor gjuhë të tillë (abstraktohet prejardhja e tij etnike, racore ose religjioze) do të shkarkohej për pesë minuta.

Së dyti, ligji që duhej ta rregullonte "Trepçën" njëherë e mirë, nuk e përpiluan armiqtë, as opinionistët qëllimkëqij (cilësim bajat i kryeministrit Mustafa), por vetë ai me kabinetin e tij. Dhe kur Beogradi zyrtar u ankua te zyrtarët në Bruksel, kryeministri me Qeverinë e tij, pas një telefonimi nga selia e BE-së, i ranë pishman, duke e lëpirë atë që kishin pështyrë!?

Po ashtu deklarata e ministrit Abrashi nuk mund të anashkalohet pa ia bërë një analizë kritike. "Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 97, rrjedhimisht Qeveria nuk trajton kërkesa të partive politike opozitare", ka thënë për "Kohën Ditore" ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Derisa neni 97 i Kushtetutës së Kosovës mbi përgjegjësitë e Qeverisë thotë: 1. Qeveria, për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të Kosovës.;

2. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre; Abrashi harron se Qeveria dhe kryeministri, zëvendësit e tij dhe ministrat i derivojnë partitë politike dhe i përgjigjen Kuvendit, ku ulen edhe përfaqësuesit e partive politike opozitare, së këndejmi Qeveria, sipas frymës së Kushtetutës, obligohet që t'ia trajtojë kërkesat e partive politike opozitare, duke qenë se në demokraci, opozita është barometri, rregullatori dhe etaloni matës nëse shumica (qeverisëse) ka rrëshqitur në arbitraritet dhe autoritarizëm!?

Ne mund ta riparojmë Rusoin thotë Sartori duke shtuar se qytetari është i lirë gjithmonë dhe jo vetëm në çastin kur voton, sepse ai mund të kalojë kurdoherë nga opinioni i shumicës në atë të pakicës. Dhe pikërisht në këtë mundësi "për të ndërruar mendim" i ka rrënjët ushtrimi i lirisë sime, një ushtrim i vazhdueshëm, i qëndrueshëm i saj. Pra , sipas Sartorit, kishte shumë arsye lord Aktoni të shkruante: "Prova më e sigurt për të gjykuar nëse një vend është vërtet i lirë është sasia e sigurisë që gëzojnë pakicat".

Nuk bëhet fjalë këtu vetëm për pakicat etnike ose religjioze, por për të gjitha, pra edhe për pakicat politike, përkatësisht opozitën.
Po kështu, edhe Ferrero kishte arsye të plotë kur pohonte se "te demokracitë opozita është një organ i sovranitetit të popullit, po aq vital, sa edhe Qeveria. Të shtypësh opozitën do të thotë të shtypësh sovranitetin e popullit".

Protesta është e drejtë civile, por duhet të ketë një qëllim final, që synon arritjen e një të drejte a mbrojtjeje të drejtësisë, rendit kushtetues dhe humanitetit.

Pra protesta tfillohet kundër një të keqeje dhe për një të mirë të përgjithshme.

Protestat e këtyre ditëve të nxitura nga VV-ja u ngjajnë mitingjeve partiake dhe nuk i tejkalojnë motivimet e militantëve partiakë në luftën për pushtet politik, gjë që është legjitime, mirëpo me shpërthimin e dhunës "brenda" tyre, sidomos ndaj pronës e veçanërisht ndaj pronës private, këto protesta shkojnë në favor të vet Qeverisë dhe segmenteve që kujdesen për mirëmbajtjen e saj në pushtet, pra kthehen kundër qëllimit fillestar.

VV-ja në këto protesta nuk po angazhohet për diçka, por vetëm kundër diçkahit, duke mësyrë përmbysje e jo rotacion të pushtetit, përmes dëshmisë së është këtu, se është me popullin.
Në anën tjetër, opozita u është bashkuar me gjysmë goje protestave, jo që është e bindur se ka të drejtë, por thjesht sepse është kundër Qeverisë.

Në Kosovë protestat ende i aranzhon, organizon dhe kontrollon vetë pushteti, ose segmentet e partnerit të madh të koalicionit qeverisës për ta zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga problemet e vërteta, reale, siç është mossundimi i ligjit dhe korrupsioni tmerrues;

Po ashtu u vërejt se po manipulohej dendur me "Trepçën" (grevën) që e shpikën segmente të PDK-së dhe po ato e mbyllën si çështje, kur i arriti efektet parësore.
E para, e zhvendosi vëmendjen e qytetarëve nga mjerimi dhe ikja masive kah Hungaria;

E dyta, përmes saj pushteti deshi ta shanatazhonte paksa bashkësinë ndërkombëtare lidhur me Gjykatën Speciale për krime lufte me demek t'i paralajmëronte se ka potenciale shpërthyese në këtë vend, dhe se vetëm PDK-ja dhe strukturat e saj mund ta menaxhojnë popullin"!?
Prandaj kujdes!

Këtë e pranoi padashje (i rrëshqiti fjala!?) Hajredin Kuçi, i cili tha se Gjykata Speciale është politike! Bash kur shumica e kosovarëve po qanin për "Trepçën"!

Dhe e treta, dobësimi deri në zhvlerësim të pozicionit të kryeministrit Mustafa, i cili, i është bashkuar vullnetshëm një koncepti kleptokratik qeverisës - pa të keqen e askujt - por për t'u ngjitur sa më lart në hierarkinë shoqërore, pra për dominim shoqëror.

Së këndejmi nuk i dhimbet askujt!?
Qysh do që të jetë, "Trepça" do të harrohet shpejt!
Sepse i konvenon kësaj Qeverie të harrohet...
Edhe Jablanoviq po ashtu do të harrohet shpejt, sepse ai nuk bie pa rënë Isa e Hashimi, duke qenë se marrëveshja e koalicionit është trepalëshe!

Ajo që nuk harrohet është poshtërimi që po i bëhet shoqërisë kosovare, nga tërë kjo klasë politike, duke e pandehur qytetarin se po ha bar!?

Dhe ajo që mbetet është Republika.
I vetmi entitet që duhet të mbrohet, me forcën e ideve, me solidarësi qytetare dhe me besnikëri e lojalitet!
Pra duhet të protestohet për ta shpëtuar shtetin që të mos e dështojë kjo klasë politike e korruptuar, injorante dhe pa ide, këta oligarkë që qytetarëve po ua rrjepin lëkurën, e jo tërë energjia të drejtohet nga etnonacionalizmi, kundër një serbi kosovar, i cili, domosdoshmërisht është serb etnik e rastësisht është ministër i Qeverisë së Kosovës, ndonëse gjuha e tij nuk përkonte me etikën qytetare e njerëzore, e lëre më me etikën e pushtetit.

Po ai së paku e tha serbisht: "Më vjen keq!"
Cili ministër me etni shqiptare u ka kërkuar falje qytetarëve kosovarë për të gjitha ato zezdita që ua kanë shkaktuar?
Asnjë!?

Në fund, pa dashur të merrem me kërcënimet që më vijnë nga militantë të çoroditur të Lëvizjes VV, në rrjetet sociale sepse edukimi ose emancipimi politik i tyre s'është punë imja, por e lidershipit të kësaj lëvizjeje, detyrohem t'i them pak fjalë sa i përket një deklarate të sekretarit të VV-së, në një televizion të Prishtinës.
Ia rikujtoj atij se të mbështetësh një parti politike në një situatë të dhënë, nuk është e domosdoshme t'i përkasësh asaj. (Dua t'ia përkujtoj se "New York Times" me një editorial i pati porositur amerikanët që ta votojnë Barack Obaman, duke i dhënë edhe arsyetimet pse, por asnjë amerikan normal nuk doli t'i thotë" "NYT, ndal, keni marrë anë"!?)

Në anën tjetër kam shkruar me tone shumë kritike kundër koalicionit PDK-LDK dhe kryeministrit Mustafa që në nismë të punës së kësaj Qeverie, në muajin dhjetor dhe së bashku me këtë janar, i kam shkruar nja katër shkrime pikërisht me theks kritik karshi LDK-së, Mustafës dhe Qeverisë së tij.

Z. Molliqaj ia rekomandoj t'i lexojë dhe të vlerësojë pastaj se sa qenkam unë mbështetës i LDK-së, i pushtetit aktual apo ndonjë subjekti tjetër politik!?

(Shih për këtë: "Kukatësi Vs mburraveci" ; "Kryeministri i kapur" ; "Kryeministër, a e di se ekziston e drejta për lumturi ; "LDK-ja ta thërrasë Kuvendin partiak - ta ndërrojë liderin";

Mirëpo, nuk kam asnjë akuzë për Lëvizjen VV dhe sekretarin e saj;

Unë kam opinionin tim, bindjet dhe besimet e mia dhe po ashtu, të drejtën për gjykim të lirë dhe kritik.
"Unë nuk pajtohem me atë që keni për të thënë, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tuaj që ta thoni atë". François-Marie Arouet.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JACOBSON - DHUNA NË PROTESTA - E PAPRANUESHME Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, u bënë thirrje organizatorëve të protestave të shmangin dhunën, ndërsa qeverisë të punojë drejtpërdrejtë me qytetarët (01.30.2015)
Fotoreportazh - NETËT E KOSOVËS, NETËT E SHPËRNGULJEVE MASIVE TË RINISË DREJT PERËNDIMIT (01.30.2015)
PRESIDENTJA JAHJAGA DEKRETON LIGJIN PËR RIORGANIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË CAKTUARA (01.29.2015)
KRYEUSHTARAKU SERB DIKOVIÇ DYSHOHET PËR MASAKRAT NË REZALLË E ÇIKATOVË DHE PËR FSHEHJE KUFOMASH (01.29.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PËRDORIMI I KOSOVËS SI PRECEDENT NGA RUSIA (01.29.2015)
AVIONI I DROGËS - PILOTI SHQIPTAR SOKOL FEKA VRITET NGA POLICIA SPANJOLLE - REAGIMI I PLOTE I MINISTRISË TË MBROJTJES - (01.29.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA, REZERVA TË GRURIT VETËM PËR 20 DITË (01.29.2015)
RAMA - NË SPANJË ËSHTË RRËZUAR NJË AVION ME DROGË, PILOTI ISHTE SHQIPTAR, MAJOR I FORCAVE TË ARMATOSURA (01.29.2015)
FOTO E DITËS - POLICIA E RRAHU BRUTALISHT DHE IA MORI FLAMURIN KOMBËTAR (01.29.2015)
Deutche Welle - MISIONI I (PA)MUNDUR PËR HAPJEN E DOSJEVE NË SHQIPËRI (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]