E Shtunë, 04.20.2024, 01:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BEOGRADI MOHON AKUZAT PËR KRIME LUFTE NDAJ SHEFIT TË USHTRISË SERBE

E Premte, 01.30.2015, 05:31pm (GMT+1)


Autoritetet më të larta politike serbe reaguan me zemërim ndaj pohimeve se shefi i shtabit të ushtrisë serbe është përfshirë në krime lufte në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i bëri thirrje Beogradit që të punojë për ndriçimin e krimeve të kryera në Kosovë nga forcat serbe, ndërsa udhëheqësit serb thanë se akuzat që bëhen ndaj oficerëve të lartë të ushtrisë serbe, janë përpjekje për të rrënuar Serbinë.

Këto komente pasuan pohimet e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi se ka dokumente që dëshmojnë se shefi aktual i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, është përgjegjës për krime lufte në Kosovë.

Sipas fondit,  ai është përgjegjës për krime në fshatrat Rezallë dhe Çikatovë e Vjetër, të rajonit të Drenicës në Kosovën qendrore, si dhe për fshehjen e trupave në një varrezë masive në rajonin e Rashkës në Serbinë jugperëndimore.

Fondi thotë se ka dokumente që tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ishte shefi aktual Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se pohimet e fondit janë një "shembull i mirë i betejës së guximshme që serbët brenda këtij fondi po e zhvillojnë për të zbardhur krimet në Kosovë. Por, kjo flet se njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb".

Ai pret që edhe qeveria e Serbisë, "do të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës, si një prej kushteve bazë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Qeveritarët serb duhet të tregojnë përgjegjësi ndaj krimeve dhe dëmeve që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë dhe të reflektojnë për përgjegjësinë e tyre", thuhet në reagimin e kryeministrit Mustafa.

Udhëheqësit më të lartë politik serb, reaguan me zemërim ndaj pohimeve të fondit për të drejtën humanitare.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, e priti të premten gjeneralin Dikoviç, duke e cilësuar atë "njeri të ndershëm", ndërsa pohimet e fondit si "sulme që kanë për qëllim, njollosjen dhe destabilizimin e ushtrisë serbe".

"Është e qartë se ekzistojnë disa qarqe që nuk e kanë në interesin e tyre që Serbia të jetë shtet modern e i zhvilluar dhe të cilët vuajnë për kohërat kur kishte lulëzuar korrupsioni dhe anarkia, meqë kishin kaluar shumë mirë në një mes të tillë, derisa qytetarët jetonin si mos me keq. Prandaj ata duan që me cdo kusht të nxisin jostabilitet në Serbi dhe në këtë funksion janë edhe sulmet e orkestruara mbi institucionet e shtetit e tash edhe mbi ushtrinë serbe" citohet të ketë thënë presidenti serb Nikoliç.

Edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiç i vlerësuan pohimet e fondit si përpjekje për dobësimin e ushtrisë serbe dhe dëmtim të imazhit të Serbisë.

Fondi për të drejtën humanitare pohon se në periudhën ndërmjet 5 dhe 17 prillit të vitit 1999 në fshatrat Rezallë, Çikatovë e Vjetër, Zabel i Ultë dhe Glanasellë, janë vrarë të paktën 73 civilë shqiptarë, pjesa më e madhe në Çikatovë e Vjetër dhe Rrezallë. Në varrezën masive ne fshatin Rudnicë të komunës së Rashkës në Serbi, gjatë gërmimeve të vitit 2014, janë gjetur dhe identifikuar trupat e 52 viktimave nga 14 deri në 87 vjeç.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre. Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e 800 shqiptarëve të Kosovës.

Edhe gati 16 vjet pas luftës që mori fund me ndërhyrjen e trupave të NATO-s, nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 600 personave, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - GREVË E PËRGJITHSHME NË ARSIM DHE SHËNDETËSIFotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË (01.30.2015)
MATOSHI - TË SHTYPËSH OPOZITËN DO TË THOTË TË SHTYPËSH SOVRANITETIN E POPULLIT (01.30.2015)
JACOBSON - DHUNA NË PROTESTA - E PAPRANUESHME Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, u bënë thirrje organizatorëve të protestave të shmangin dhunën, ndërsa qeverisë të punojë drejtpërdrejtë me qytetarët (01.30.2015)
Fotoreportazh - NETËT E KOSOVËS, NETËT E SHPËRNGULJEVE MASIVE TË RINISË DREJT PERËNDIMIT (01.30.2015)
PRESIDENTJA JAHJAGA DEKRETON LIGJIN PËR RIORGANIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË CAKTUARA (01.29.2015)
KRYEUSHTARAKU SERB DIKOVIÇ DYSHOHET PËR MASAKRAT NË REZALLË E ÇIKATOVË DHE PËR FSHEHJE KUFOMASH (01.29.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PËRDORIMI I KOSOVËS SI PRECEDENT NGA RUSIA (01.29.2015)
AVIONI I DROGËS - PILOTI SHQIPTAR SOKOL FEKA VRITET NGA POLICIA SPANJOLLE - REAGIMI I PLOTE I MINISTRISË TË MBROJTJES - (01.29.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA, REZERVA TË GRURIT VETËM PËR 20 DITË (01.29.2015)
RAMA - NË SPANJË ËSHTË RRËZUAR NJË AVION ME DROGË, PILOTI ISHTE SHQIPTAR, MAJOR I FORCAVE TË ARMATOSURA (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]