VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MOTI ME SHIRA DHE ERËRA TË FORTA LË NË TERR SHQIPËRINË

E Premte, 01.30.2015, 10:40pm (GMT1)

 
Moti i lig me shi të dendur dhe erëra të forta ka lënë pa energji Tiranën dhe qytete të tjera në Shqipëri.

Mësohet se disa zona në kryeqytetin shqiptar kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa në disa të tjera ka pasur probleme me qarkullimin rrugor.

Situatë e ngjashme paraqitet dhe në qytete të tjera, si në Lushnje, ku janë prekur disa lagje të qytetit, ndërsa në Korçë janë prekur kryesisht fshatrat përreth, përcjell shekulli.

Në Durrës situata paraqitet akoma më e rënduar, kjo pasi përveç ndërprerjes së energjisë në disa lagje, ka pasur probleme edhe me qarkullimin në rrugë.

Përveç bllokimit të punës në port reshjet intensive dhe erërat e forta kanë shkaktuar jo pak dëme në rrugët e qytetit duke rrëzuar mjaft shtylla ndriçimi, pemë dhe tabela si pasojë e erës së fortë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.