E Martë, 04.16.2024, 12:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FOTOREPORTAZH - NË FRANCË SHUMË KOSOVARË JETOJNË NË STALLA KAFSHËSH E STACIONE TRENASH Rreth 70% e të rinjve janë të papunë, kurse 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1,72 euro në ditë

E Shtunë, 01.31.2015, 08:26am (GMT+1)

Të tmerrshme janë kushtet në të cilat po qëndrojnë kosovarët në vende të improvizuar në shtete të Evropës.

Të premten televizioni France 3 ka sjell një tjetër reportazh nga një fermë e kthyer në vendqëndrim për qindra kosovarë, që po vazhdojnë çdo ditë ta lënë Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë, raporton KTV.

Në stalla të fermave po flenë kosovarët që po vazhdojnë të ikin nga Kosova. Si të tmerrshme e përshkruan gjendjen e tyre televizioni France 3 në një kamp të improvizuar që gjendet në Mulhouse, qytet në kufi me Zvicrën.

Ata po detyrohen të flenë në këso vendesh për afro 1 muaj, ndërkaq gjendja është emergjente, thuhet në këtë reportazh të televizionit francez.

Afër 150 njerëz thërrasin çdo ditë numrin e emergjencës për të kërkuar ndihmë për gjendjen e tyre.

Azilkërkuesit nga Kosova janë të detyruar të ushqehen vetë dhe të gjejnë strehim sikur në këtë fermë, apo stacione trenash e autobusësh, pasi nuk është e mundur të vendoseshin të gjithë në shtëpi të azilkërkuesve për shkak të numrin të madh të tyre.

"Arsyeja që kemi ardh këtu është sepse kishim nevojë për ndihmë për shkak të situatës në të cilën gjendeshim dhe jemi obliguar me i lënë të gjitha dhe me braktis vendin tonë. Për këtë duhet ta durojmë situatën që gjendemi tash sepse s'ka kthim mbrapa", ka thënë azilkërkuesi Edmond Hoxha.

Disa organizata janë duke u munduar t'u dalin në ndihmë, por problemi qëndron te Qeveria, thotë Francë 3, sepse ata janë këmbëngulës për të mos u dhënë azil.

"Kam shpresa të mëdha në këto shoqata, që do të mund të na ndihmojë që të gjejmë një vend për tu strehuar", thotë Arton Shala, një tjetër azilkërkues.

Ndërkohë, nga Prishtina vazhdojnë çdo natë në orën 21 të nisen dhjetëra autobusë që përmes Serbisë, pastaj të ikin në vendet evropiane. Të enjten në mbrëmje janë nisur më shumë se 10 prej tyre 

"Jemi detyruar ta thërrasim policinë që të mbajë rend për shkak se udhëtarët kanë dashur që të gjithë të hipnin në autobus. Biletat janë shitur deri për ditën e diel të kësaj jave dhe nuk ka asnjë vend të lirë deri javën e ardhshme", ka thënë një punëtor i Stacionit të autobusëve në Prishtinë, në kushte anonimitetit.

Policia kufitare e Serbisë, të premten ka arrestuar 18 kosovarë, të cilët po tentonin, ilegalisht të kalonin kufirin nga Subotica në Hungari.

Sipas mediave serbe në këtë rast janë arrestuar edhe 4 persona nga Subotica dhe Prizreni për kontrabandë me qenie njerëzore.

Rreth 70% e të rinjve në Kosovë janë të papunë, kurse 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1.72 euro në ditë.Express

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOTI ME SHIRA DHE ERËRA TË FORTA LË NË TERR SHQIPËRINË (01.30.2015)
SHPEND AHMETI - QYTETARËT TË VENDOSIN, A JANË ME SAMI HAMITËT APO ME LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT (01.30.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA PA SIMBOLE NË NISMA E KONFERENCA RAJONALE (01.30.2015)
BEOGRADI MOHON AKUZAT PËR KRIME LUFTE NDAJ SHEFIT TË USHTRISË SERBE (01.30.2015)
KOSOVË - GREVË E PËRGJITHSHME NË ARSIM DHE SHËNDETËSIFotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË (01.30.2015)
MATOSHI - TË SHTYPËSH OPOZITËN DO TË THOTË TË SHTYPËSH SOVRANITETIN E POPULLIT (01.30.2015)
JACOBSON - DHUNA NË PROTESTA - E PAPRANUESHME Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, u bënë thirrje organizatorëve të protestave të shmangin dhunën, ndërsa qeverisë të punojë drejtpërdrejtë me qytetarët (01.30.2015)
Fotoreportazh - NETËT E KOSOVËS, NETËT E SHPËRNGULJEVE MASIVE TË RINISË DREJT PERËNDIMIT (01.30.2015)
PRESIDENTJA JAHJAGA DEKRETON LIGJIN PËR RIORGANIZIMIN E NDËRMARRJEVE TË CAKTUARA (01.29.2015)
KRYEUSHTARAKU SERB DIKOVIÇ DYSHOHET PËR MASAKRAT NË REZALLË E ÇIKATOVË DHE PËR FSHEHJE KUFOMASH (01.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]