VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DASTID PALLASKA - DEKLARATA E JABLLANOVIÇIT ËSHTË RACISTE

E Shtunë, 01.31.2015, 08:38am (GMT1)


Baton Haxhiu e ka quajtur 'idiotësi' dhe të 'pa cipë' deklaratën e Ministrit serb në qeverinë e Kosovës Aleksandër Jabllanovic. Ndërkohë për Dastid Pallaskën, një përshkrim i tillë si 'egërsira' është racist. Ky i fundit thotë se Qeveria është dashur të reagoj për Jablllanovicin menjëherë pas protestës në Gjakovë.

Baton Haxhiu e ka cilësuar si 'mllef' protestën e së shtunës në Prishtinë, në të cilën mbetën të plagosur si nga ana e protestuesve dhe nga ana e policisë. Tha se situata e tillë erdhi pas gjashtë muajve pa Qeveri derisa i ka cilësuar si 'jo kulturore' deklaratat e Jablanovic, i cili sipas tij nuk është ndonjë emër i njohur për qytetarët serbë.

Ndërkohë Dastid Pallaska thotë se deklarata e Jabllanovic ishte raciste dhe se është dashur reaguar menjëherë pas protestës së parë në Gjakovë.

"Fati i kësaj Qeverie për mua është totalisht i parëndësishëm. Shkasi i parë që është deklarata unë mendoj raciste e z.Jabllanovic që është me të vërtetë një çështje e cila është zmadhuar për nga rëndësia për arsye se është një deklaratë në kuptimin që nuk është reaguar menjëherë që të shkarkohet", tha Pallaska në emisionin 'Debat' në RTK.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.