E Premte, 04.19.2024, 06:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Top Channel - IKJET MASIVE S'KANË TË NDALUR - QOFTË MALEVE APO ARAVE, KUDO, VETËM JO NË KOSOVË!

E Shtunë, 01.31.2015, 08:58am (GMT+1)



Nuk kanë të ndalur ikjet masive të qytetarëve të Kosovës drejt shteteve evropiane. Numri i kosovarëve që kërkojnë të largohen nga shteti, është aq i madh saqë edhe në orët e paradites të shumtë janë ata që presin në radhë për të siguruar një biletë autobusi deri në Beograd, e për të vazhduar pastaj rrugëve ilegale në Hungari e përtej.

Top Channel ka bërë një vëzhgim në stacionin e autobusëve në Prishtinë, nga ku bëhen nisjet. Të rinjtë që prisnin atje kanë treguar jashtë kamerave se me vetëm 400 euro mund të mbërrijnë deri në Austri.

Qytetari:
Një shoku im ka ikur në Austri. Në Facebook fola me të dhe më tha se është në Austri duke pritur disa djem të xhaxhait që ta merrnin. Më tregoi se 400 euro i ka kushtuar të shkojë deri në Austri. 400 euro është falas.

Nisjen e organizojnë edhe autobusë jashtë stacionit.

Shitësi ilegal biletave: Mi jep këtu biletat... Sa do? 6? Sadri, m'i jep këtu biletat.

Qytetarja:
Nga sa kushtojnë?

Shitësi: Aq sa kushton në sportel, as më shumë e as më pak.

Qytetarja: 16 euro kushton.

Shitësi: Në rregull.

Qytetari tjetër: A mund të m'i japësh edhe mua dy bileta?

Të rinjtë që po largohen nga Kosova thonë se nuk po shohin perspektivë në vendlindje, prandaj po kërkojnë një jetë më të mirë jashtë shtetit.

"Dua të nisem për në Gjermani, ngado që të mundem, qoftë maleve apo arave... Nga Beogradi do të shkojmë në Suboticë, e pastaj në Hungari, prej aty nga të mundemi. Ka shumë arsye që po largohemi, es kurrfarë perspektive nuk ka këtu. Qeveria është shumë dobët. Po iki me familjen, me dy fëmijët dhe me bashkëshorten", rrëfen Kadri Krasniqi.

"Arsyeja e largimit është papunësia. Lidhje nuk kemi gjetur, por do të vrapojmë sa të mundemi për t'u shpëtuar policisë. Do të nisemi diku me 12 shokë", thotë Armend Mustafa.

Por, Kadriu dhe Armendi kanë edhe arsye të kundërta politike për largimin e tyre.

Kadriu: Sa ka qenë Hashim Thaçi në Qeveri, edhe pa para të më nisnin nuk do ikja. Ai na ka ndihmuar shumë.

Armendi: Arsyeja është papunësia. Thaçi e hëngri krejt Kosovën. Edhe Mitrovicën e shiti.

Çdo mbrëmje, nga Kosova drejt Serbisë nisen nga 10 deri në 15 autobusë, nga qytete të ndryshme. Një marrëveshje për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë u mundëson kosovarëve që të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim nëpër shtetin serb. Më pas, ata lehtësisht kalojnë kufirin, ilegalisht, për në Hungari.

Për këtë çështje, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet në Bruksel, që t'ia tërheqin vëmendjen Serbisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga muaji shtator deri në fund të këtij muaji, rreth 40 mijë kosovarë janë larguar nga vendi, ndërsa numri i të kthyerve brenda vitit 2014 është pesëmijë.

Në bazë të konventave për të drejtat e njeriut, shtetet ku kosovarët po kërkojnë azil janë të detyruar t'i trajtojnë kërkesat e tyre dhe procedura të tilla zgjasin deri në një vit. Gjatë kësaj kohe, ata që largohen më së shumti jetojnë nëpër kampe. /Top Channel/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËSHILLI I EVROPËS - DEPUTETËT E SHQIPËRISË PËR HERË TË TRETË MUNGOJNË NË DEBATIN PËR KOSOVËN (01.31.2015)
DASTID PALLASKA - DEKLARATA E JABLLANOVIÇIT ËSHTË RACISTE (01.31.2015)
ALBIN KURTI - KOSOVËN E SHIKOJ NË UNION ME SHQIPËRINË, PAS REFERENDUMIT (01.31.2015)
FOTOREPORTAZH - NË FRANCË SHUMË KOSOVARË JETOJNË NË STALLA KAFSHËSH E STACIONE TRENASH Rreth 70% e të rinjve janë të papunë, kurse 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1,72 euro në ditë (01.31.2015)
MOTI ME SHIRA DHE ERËRA TË FORTA LË NË TERR SHQIPËRINË (01.30.2015)
SHPEND AHMETI - QYTETARËT TË VENDOSIN, A JANË ME SAMI HAMITËT APO ME LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT (01.30.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA PA SIMBOLE NË NISMA E KONFERENCA RAJONALE (01.30.2015)
BEOGRADI MOHON AKUZAT PËR KRIME LUFTE NDAJ SHEFIT TË USHTRISË SERBE (01.30.2015)
KOSOVË - GREVË E PËRGJITHSHME NË ARSIM DHE SHËNDETËSIFotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË (01.30.2015)
MATOSHI - TË SHTYPËSH OPOZITËN DO TË THOTË TË SHTYPËSH SOVRANITETIN E POPULLIT (01.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]