E Shtunë, 04.20.2024, 11:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
JA LËVIZJET E MAJORIT SHQIPTAR TË DROGËS NË 7 MUAJ DREJT ROMËS E MYNIHUT

E Shtunë, 01.31.2015, 09:04am (GMT+1)



Zbardhen lëvizjet jashtë vendit të majorit shqiptar Sokol Feka, i cili tre ditë më parë humbi jetën në Spanjë teksa i përfshirë në veprimtari të paligjshme drejtonte një helikopter me drogë nga Maroku drejt Spanjës. Feka në 7 muaj rezulton të ketë dalë jashtë Shqipërisë 4 herë duke udhëtuar nga Rinasi drejt Romës në 3 raste dhe në një tjetër udhëtim ka pasur si destinacion Gjermaninë duke zbritur në Mynih.

Ja hyrje-daljet e majorit, në 7 muaj 4 herë jashtë

Majori i ushtrisë shqiptare Sokol Feka i përfshirë në trafikun e drogës me helikopter nga Maroku drejt Spanjës rezulton të ketë udhëtuar jashtë Shqipërisë 3 herë të tjera prej vitit 2014. Udhëtimi i fundit që i mori jetën, daton më 20 janar, që i bie të jetë udhëtimi i katërt në harkun kohor të një viti jashtë vendi.

Këto udhëtime janë dokumentuar dhe A1Report ka mundur të mësojë se Feka në një nga lëvizjet jashtë vendit Feka ka deklaruar se shkuar për kurs trajnimi në Gjermani sëbashku me disa kolegë dhe 2 herë të tjera për turizëm me qëndrim të shkurtër drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Detaje nga lëvizjet e Fekës jashtë vendit.

Dalja e parë e tij daton më 15 qershor të 2014-ës nga aeroporti i Rinasit drejt Romës për t'u kthyer më 23 korrik 2014 nga Roma në Tiranë.

Në daljen e tij të dytë Feka përdor të njëjtin itinerar.

Më 21 shtator 2014 del nga Rinasi me destinacion Romën dhe kthehet nga Roma drejt Tiranës pas 9 ditësh, më 30 shtator.

Më 16 nëntor 2014 piloti Feka doli nga Shqipëria me destinacion Mynihun, ndërsa është kthyer më 20 dhjetor nga Roma.

Më 20 Janar Feka do të kalonte për herë të fundit kufirin me fluturimin ajror drejt Romës, udhëtim nga i cili nuk u kthye kurrë pasi gjeti vdekjen, ndërsa trupi i tij ndodhet në mjekësinë ligjore spanjolle.

Ka mundur të sigurojë dhe informacionin për një hyrje në vitin 2013 të pilotit Sokol Feka nga Turqia në atdhe, ndërsa ende nuk ka të dhëna për daljen e tij përgjatë këtij viti.
Majori shqiptar ishte me lejen e zakonshme, doli pa autorizim nga Shqipëria.

Një ditë më parë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare Jeronim Baze deklaroi se majori shqiptar ishte pajisur me lejen vjetore nga datat 12- 30 janar, por dalja e tij jashtë Shqipërisë më 20 janar ishte kryer pa leje.

Burime thanë se kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi veprimtarinë ilegale të pilotit Feka, i cili ka lëvizur disa herë jashtë Shqipërisë.

Majori humbi jetën në Spanjë, pilotonte avionin me 1 ton hashash

Piloti i Forcave të Armatosura me eksperiencë prej 18 vitesh humbi jetën 3 ditë më parë teksa drejtonte një helikopter të paregjistruar nga Maroku drejt Spanjës të ngarkuar me 1 ton hashash. Sipas autoriteteve spanjolle helikopteri u rrëzua pas përplasjes me një shtyllë elektrike, për t'iu shmangur ndjekjes nga garda spanjolle. Me Fekën udhëtonte dhe një person tjetër identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, teksa dyshohet se ai është një shtetas grek.

Zbulohen hyrje/daljet e pilotit Sokol Feka

Sokol Feka ka dalë më 15 Qershor 2014, ka hyrë në 23 Korrik 2014
Sokol Feka ka dalë më 21.09.2014, ka hyrë më 30.09.2014
Sokol Feka ka dalë më 16.11.2014, ka hyrë më 20.12.2014
Sokol Feka për herë të fundit ka dalë nga Shqipëria më 20 Janar 2015

Aksidenti

Helikopteri që transportonte rreth 1 ton marijuanë është rrëzuar dy ditë më parë në Spanjë, në provincën e Malagës, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy pilotët, njëri prej tyre ishte shqiptari Sokol Feka, major i Ushtrisë së Shqipërisë. Ende nuk dihet roli i pilotit shqiptar në këtë trafik narkotikësh, por nga hetimet paraprake dyshohet se ai ishte një korrier i paguar për transportin. Një helikopter që transportonte drogë nga Maroku në Spanjë është rrëzuar pas përplasjes me një shtyllë të tensionit të lartë në krahinën e Gaucin të qytetit të Malagës. Aksidenti ka ndodhur orëve të para të ditës së martë, ndërsa hetimi spanjoll ka konstatuar se personi që pilotonte ishte një shqiptar i Forcave të Armatosura dhe quhet Sokol Feka, 41 vjeç. Të dhënat për këtë person janë përcjellë në ambasadën tonë në Madrit dhe menjëherë kanë nisur verifikimet në lidhje me Ministrinë e Jashtme dhe më pas më Ministrinë e Mbrojtjes.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Top Channel - IKJET MASIVE S'KANË TË NDALUR - QOFTË MALEVE APO ARAVE, KUDO, VETËM JO NË KOSOVË! (01.31.2015)
KËSHILLI I EVROPËS - DEPUTETËT E SHQIPËRISË PËR HERË TË TRETË MUNGOJNË NË DEBATIN PËR KOSOVËN (01.31.2015)
DASTID PALLASKA - DEKLARATA E JABLLANOVIÇIT ËSHTË RACISTE (01.31.2015)
ALBIN KURTI - KOSOVËN E SHIKOJ NË UNION ME SHQIPËRINË, PAS REFERENDUMIT (01.31.2015)
FOTOREPORTAZH - NË FRANCË SHUMË KOSOVARË JETOJNË NË STALLA KAFSHËSH E STACIONE TRENASH Rreth 70% e të rinjve janë të papunë, kurse 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1,72 euro në ditë (01.31.2015)
MOTI ME SHIRA DHE ERËRA TË FORTA LË NË TERR SHQIPËRINË (01.30.2015)
SHPEND AHMETI - QYTETARËT TË VENDOSIN, A JANË ME SAMI HAMITËT APO ME LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT (01.30.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA PA SIMBOLE NË NISMA E KONFERENCA RAJONALE (01.30.2015)
BEOGRADI MOHON AKUZAT PËR KRIME LUFTE NDAJ SHEFIT TË USHTRISË SERBE (01.30.2015)
KOSOVË - GREVË E PËRGJITHSHME NË ARSIM DHE SHËNDETËSIFotoreportazh nga RADIO EVROPA E LIRË (01.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]