VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RTK - MESATARISHT 1 400 QYTETARË TË PRISHTINËS NË DITË IKIN NË MËRGIM

E Shtunë, 01.31.2015, 04:26pm (GMT1)


Komuna e Prishtinës njofton se numri i certifikatave të cilat lëshohen brenda ditës në shërbimin e gjendjes civile- përfshirë edhe Bashkësitë Lokale - arrin mesatarisht në 1.400 në ditë.

Komuna e Prishtinës njofton se numri i certifikatave të cilat lëshohen brenda ditës në shërbimin e gjendjes civile në Komunën e Prishtinës,- përfshirë edhe Bashkësitë Lokale - arrin mesatarisht në 1.400 në ditë, shumica e të cilave lëshohen për banorët e Komunës së Prishtinës.

"Mesatarisht, gjatë ditës në Bashkësinë Lokale në Ulpianë lëshohen 200 certifikata, në Bashkësinë Lokale në Dardani 100 certifikata, në Bashkësinë Lokale te Xhamia e Llapit 140 certifikata, në Bashkësinë Lokale në Taslixhe 60 certifikata, ndërsa në objektin e Komunës së Prishtinës 900 certifikata", thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.

"Shikuar në përqindje, 60-70 për qind e këtyre dokumenteve janë certifikata që qytetaret duhet t'i nxjerrin në rastet e udhëtimit jashtë vendit. Këtë më së miri e shpjegon fakti se shumica e prindërve në rastet kur i kërkojnë certifikatat për fëmijët e tyre, kërkojnë që edhe fotografia e fëmijës së tyre të jetë e bashkëngjitur", thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.

Përndryshe, certifikata në të cilën është e bashkëngjitur fotografia ua mundëson fëmijëve që pa problem ta kalojnë kufirin me Serbinë.

Sipas njoftimit, shumë qytetarë që pajisen me certifikatë, vetëdeklarohen në sportele se ky dokument iu nevojitet për udhëtim.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.