VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DONIKA GËRVALLA SCHWARZ - KRYEMINISTËR, SHKARKOJE PRA JABLLANOVIÇIN PARA TË MËRKURËS DHE MOS E VËR VENDIN PARA SFIDAVE TË PANEVOJSHME

E Djelë, 02.01.2015, 09:47am (GMT1)


Voal-online.ch - Në një status të para disa orëve në faqen e saj në facebook, veprimtarja e njohur kombëtare Donika Gërvalla Schwarz, shkruan:

Kryeministër, shkarkoje pra Jabllanoviçin para të mërkurës dhe mos e vër vendin para sfidave të panevojshme.

Një ministër racist, i cili fyen viktimat dhe mohon gjenocidin e ushtruar në emër të popullit të tij, nuk është ura për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë Kosovën. Atë e dini Ju, e dijmë ne, por e dijnë mirë edhe pakicat serbe në Kosovë.

Shkarkojeni këtë ministër, hyni në dialog me opozitën dhe ekspertët për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për Trepçën dhe aprovoni më në fund ligjin për Gjykatën Speciale. Problemi i vërtetë i Kosovës nuk janë rruga dhe protestat por krimi dhe korrupsioni, të personifikuara nga aleatët tuaj të rinj, nga Thaçi dhe Veseli. Hapni rrugën të flasë drejtësia dhe të çlirohet vendi nga krimi që e ka ngulfatur.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.