E Shtunë, 04.20.2024, 01:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VETËVENDOSJE - OSE TË PLOTËSOHEN KËRKESAT PUBLIKE, OSE PUBLIKU HIDHET NË PROTESTË

E Djelë, 02.01.2015, 05:28pm (GMT+1)

   
"Dhuna e Policisë së Kosovës është duke vazhduar edhe sot, 5 ditë pas protestës", tha Frashër Krasniqi në fillim të konferencës se sotme për media të Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën u shpjegua se skenari i Policisë që ta pengojë protestën me dhunë po vazhdon akoma, por tani në formë bastisjesh e arrestimesh nëpër shtëpitë e qytetarëve.

Ai e bëri me dije se sipas informacioneve nga qytetarët, dhjetëra personave u janë bastisur shtëpitë dhe janë arrestuar duke ushtruar dhunë mbi ta, qoftë gjatë arrestimit apo në stacione policore.

"Kjo i ngjan dhunës në protestat e paraluftës", tha Frashër Krasniqi. Ai gjithashtu tha se nga protesta e të shtunës u janë dhënë nga 30 ditë paraburgim, ndërkaq nga protesta e të martës nga gjithë ai numër i të arrestuarish, 29 së paku i kanë marrë nga 30 ditë paraburgim.

Mirëpo, Krasniqi tha se kjo nuk po e zmbrapsë popullin, sepse nga informatat nga terreni, populli është edhe më i mobilizuar sesa në dy protestat e kaluara, për të protestuar të mërkurën.

Ndërkaq, Visar Ymeri në fjalën e tij tha se kjo dhunë e Policisë është dëshmi e panikut të Qeverisë. "Qeveria është në panik, e frikësuar dhe tani e kemi një situatë kur të frikësuarit po tentojnë t'i frikësojnë qytetarët", tha Ymeri, duke konstatuar se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë të frikësuar të përballen me Jabllanoviqin dhe Serbinë e të ndërmarrin veprime sovranizuese për shtetin e Kosovës.

Duke iu referuar dhunës së Policisë ndaj qytetarëve, Visar Ymeri tërhoqi vërejtjen se deri tash asnjë polic nuk është raportuar apo hetuar për sjelljet e tyre brutale, dëshmitarë të së cilës janë të gjithë. Ai kërkoi nga Policia që t'i bëjë publikë emrat e të gjithë të arrestuarve dhe arsyet se pse ata po ndiqen dhe po mbahen në paraburgim.

Njëkohësisht Ymeri iu bëri thirrje të gjitha organizatave vendore e ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që të veprojnë, hulumtojnë dhe reagojnë karshi kësaj përndjekjeje policore dhe politike.

Në fund, Visar Ymeri porositi se Qeveria e Kosovës dhe Isa Mustafa i kanë dy ditë që t'i plotësojnë kërkesat e protestës. "Isa Mustafa e Hashim Thaçi i kanë dy alternativa: Ose të ballafaqohen me Serbinë, që ta jetësojnë Republikën e Kosovës, ose do të ballafaqohen me qytetarët e bashkuar në protestë, në mënyrë që burimi i sovranitetit të jetë edhe ushtrim i sovranitetit, nëpërmjet protestës".kd
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLICIA E SHTETIT I PARALAJMËRON QYTETARËT - MOS UDHËTONI NË JUG, RREZIK NGA PËRMBYTJET! (02.01.2015)
PËRMBYTJE NË JUGUN E SHQIPËRISË DHE NË GREQI (02.01.2015)
KOSOVË - ARRESTIME TË REJA PËR PROTESTËN E 27 JANARIT (02.01.2015)
Radio Evropa e Lirë, FADIL BERJANI - NAFTA QË HYN NË KOSOVË, NUK KONTROLLOHET NË KUFI (02.01.2015)
KIM MEHMETI - REGJIMI QË SUNDON KOSOVËN PO VRET DHE VARROS TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN E RINISË KOSOVARE (02.01.2015)
DONIKA GËRVALLA SCHWARZ - KRYEMINISTËR, SHKARKOJE PRA JABLLANOVIÇIN PARA TË MËRKURËS DHE MOS E VËR VENDIN PARA SFIDAVE TË PANEVOJSHME (02.01.2015)
NISHANI FLET PËR VDEKJEN E MAJORIT SHQIPTAR NË SPANJË - ËSHTË DËSHTIM I SHËRBIMIT SEKRET (02.01.2015)
Kosova Sot - KOSOVA PO ZBRAZET, PUSHTETI BËN SEHIR (02.01.2015)
PRISHTINË - SHTYHEN NË AUTOBUS PËR TË IKUR NGA KOSOVA, KA EDHE FAMILJE ME FËMIJË (02.01.2015)
NURI SEFERI LUFTOI - POR HUMBI ME PIKË (02.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]