VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAITI: NDOSHTA TË VDEKURIT JANË 200 MIJË - HILLARY CLINTON SOT NË HAITI

E Shtunë, 01.16.2010, 07:18am (GMT1)

 

 

Voal-online Të vdekurit nga tërmeti që ka goditur Haitin mund të jenë 200 mijë. E ka deklaruar ministri i Brendshëm Paul Antoine Bien-Aime. "Kemi grumbulluar tashmë 50 mijë trupa të pajetë, por janë midis 100 mijë e 200 mijë të vdekur në tërësi, ndonëse nuk e dimë ende numrin e saktë," ka pranuar ministri. Më herët qeveria kishte raportuar se ishin 40 mijë trupa nën rrënoja.

Hillary Clinton do të shkojë nesër në Haiti për të parë nga afër situatën pas shkatërimeve të bëra nga tërmeti dhe rezultatet e ndihmave të para. E ka bërë të ditur vetë Sekretarja amerikane e Shtetit, duke shtuar se do të takohet me presidentin haitian Rene Preval. (http://www.repubblica.it)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.