VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kryeministri Thaçi: Beogradi nuk do të pyetet për veriun e Kosovës
E Djelë, 01.17.2010, 03:02pm (GMT1)

 

 


Beogradi nuk do të jetë partner dhe as nuk do të pyetet sa i përket zbatimit të strategjisë së Qeverisë dhe mekanizmave ndërkombëtarë për veriun e Kosovës, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.

Reagimi i tij pasoi deklaratat e djeshme të zyrtarëve të Beogradit se strategjia për veriun nuk mund të implementohet pa qeverinë e Serbisë.

"Me Beogradin mund të kemi bashkëpunim ndërfqinjësor, ndërsa sa i përket strategjisë, ajo është e qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë", tha Thaçi.

Ai paralajmëroi sërish ndarjen e një fondi të veçantë për veriun si pjesë e përkushtimeve për integrimin e kësaj pjese në kuadër të sistemit juridik e kushtetues të Kosovës.

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur qëndrimin se qeveria e tij është e përkushtuar për të zbatuar strategjinë për integrimin e pjesës veriore të vendit, në funksion të forcimit të sovranitetit të shtetit dhe respektimit të tërësisë tokësore të Kosovës.

 

Strategjia që thuhet të jetë pjesë e punës së përbashkët të autoriteteve vendore dhe atyre ndërkombëtare, për synim ka zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke shuar në radhë të parë strukturat paralele të mbështetura nga Beogradi.

 

Autoritetet në Prishtinë thanë se për rivendosjen e rendit në këtë pjesë të Kosovës nuk do të përdorin forcën, por nënvizuan se është e domosdoshme vendosja e një kuadri të vetëm ligjor në tërë Kosovën. (http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.