VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Një vit pas rrëzimit të avionit mbi Lumin Hudson - Një histori dashurie që lindi në Avionin 1549

E Djelë, 01.17.2010, 04:59pm (GMT1)


Laura dhe Ben u njohën mbi avionin që ra mbi lumin Hudson.

Voal-online - CHARLOTTE (USA) Një histori dashurie e lindur në prag të një tragjedie e cila u shmang mrekullisht, sepse siç thuhet seicili prej nesh ka ëngjëllin që e mbron dhe atë të ditë që të gjithë ata që ishin në avionin 1549 fluturonin bashkë me engjëjt e tyre. Kjo dashuri lindi pikërisht një vit më parë më 15 Janarin e 2009, kur të gjitha gazetat e botës treguan historinë e avionit Airbus A320 të Us Airways i cili pas ngritjes nga aeroporti i New York-ut La Guardia ra mbi lumin Hudsaon pasi u godit nga një turmë patash pak sekonda pas ngjitjes. Heroi i asaj dite ishte piloti me origjinë zvicerane Chesley Burnett Sullenberger, në sajë të aftësisë, gjakftohtësisë dhe profesionalitetit, ai arriti të aterronte në ujë duke shpëtuar jetën e 150 pasagjerëve dhe ekuipazhit. Në mesin e atyre që ishin në bordin e avionit, ishte edhe Laura Zych dhe Ben Bostic, dy të rinj nga Charlotte, qytet i Karolinës së Veriut për ku avioni ishte duke fluturuar, të cilët atë mbasdite dramatike kishin arritur të shkëmbenin ndonjë vështrim me njëri-.tjetrin. Por gjashtë muaj pa ngjarjes dramatike, gjatë organizimit të një mbrëmjeje feste në kujtim të ditës së shpëtimit, Ben Bostic  dhe  Laura  Zych u ritakuan dhe ranë në dashuri. Tash ata jetojnë bashkë dhe historia e dashurisë së tyre që mbush tabloidët e gazetave të huaja, është duke apasionuar edhe Amerikën.


Ben ka ndërtuar çdo çast të asaj dite dramatike. Gjatë hypjes në avion atij i kishte rënë në sy Laura duke shpresuar se do të ishin të ulur afër njëri-tjetrit për ta njohur më mirë. Por vendet e prenotuara ishin shumë larg njëri-tjetrit, kështu që nuk kishte arritur që të shkëmbente as edhe një fjalë me Laurën. Kur pas disa çastesh kishte shkrepur tragjedia. Avioni u godit nga një stuhi zogjsh dhe pasagjerët menjëherë i kapi paniku, duke ndjekur me shpirt në grykë aterrimin që do të bënte piloti dhe ndihmën e shpejtë e cila ishte aty sa hap e mbyll sytë. «Do ta kisha harruar patjetër, nëse nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi ka deklaruar Ben për Daily Mail të Londrës. Tridhjetë e nëntë vjeçari kujton me kënaqësi të madhe ditën kur e ripa Laurën. Ai ndjeti afër saj gjatë të gjithë mbrëmjes, dhe paçka se kishte pasur një takim të rëndësishëm ditën tjetër, ai e anulloi atë duke biseduar me Laurën deri në orën 6 të mëngjezit.

Dhe prej atij çasti Laura dhe Ben nuk janë ndarë më. Jetojnë jetën e tyre dhe po ashtu takohen shpesh edhe me miq të tjerë që i shpëtuan tragjedisë, sepse tash të gjithë të mbijetuarit janë bërë miq midis tyre. Pasi ata i ka lidhur bashkë jeta. Ndryshe nga Laura dhe Ben, të cilët falë dashurisë i kanë shpëtuar tramës, pjesa më e madhe e ish-pasagjerëve vazhdojnë të vuajnë ende tmerrin që kanë përjetuar, ndërsa Laura dhe Ben bëjnë gjithçka për t'i ndihmuar qe ata ta kalojnë këtë vështirësi të jetës. Ndërsa ata të dy, kur kthehen në shtëpi i dedikohen njëri-tjetrit për të sfiduar frikën dhe për të treguar se lumturia fiton mbi çdo traumë. Paçka se mund të jetë mesi i natës, ata fillojnë të kërcejnë dhe këndojnë këngën e tyre të preferuar. «E bëjmë këtë sepse jemi duke jetuar jnë histori të bukur dashurie dhe për këtë ia vlen që t'i përmbyllim ditët tona duke kënduar », tregon Laura. Edhe Ben nga ana e tij zbulon: «Prej asaj dite, jeta ime është bërë më e bukur. Sepse unë ndihem më i hapur dhe vlerësoj edhe gjërat më të parëndësishme të jetës, të cilat më duken se ia vlejnë.Çdo ditë kur zgjohem them "Zoti im të faleminderit që më bëre të jetoj këtë përrallë."».


 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.