VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"Avatar" dhe "Hangover"triumfuan në Golden Globe Awards
E Hënë, 01.18.2010, 07:52am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Një çift senacionesh të box office, "Avatar" dhe "The Hangover," fituan nderet kryesore në Golden Globe Awards të dielën (mbrëmë) në një ceremoni që u zhvillua me tone të ulëta pas tërmetit të fundit në Haiti.

 

Filmi aksion aventure "Avatar," efektet 3-D (tredimensionale) të të cilit kanë trallisur kritikët dhe fansat, si dhe kanë ndihmuar të fitojë $1.6 miliard në mbarë botën, u shpall filmi më i mirë dramë (best film drama) dhe regjisori më i mirë, James Cameron.

 

"3D është duke u bërë e ardhmja," iu tha Cameron reporterëve prapa skenës. "Një gjë që 'Avatar' mundi të bëjë me anë të suksesi të tij sidomos sukseset në kritikën është se iu leje filmbërësve të tjerë të mendojnë për 3D."

 

 

 

Nga aktorët, Sandra Bullock fitoi si aktorja më e mirë në një film dramë (best film actress in a drama) për "The Blind Side," ndërsa veterani Jeff Bridgesaktori më i mirë dramatik (best dramatic actor) për rolin e këngëtarit country në "Crazy Heart."

 

 

 

"The Hangover," për djelmoshat në një udhëtim në Las Vegas që shkoi tmerrësisht keq ($277 milionë në box offices të SHBA e Kanada), u shpall filmi më i mirë komedi (best film comedy). Duket se pasi vitet e fundit të favorizimit të filmave si "Slumdog Millionaire," votuesit e Golden Globe në Shoqatën e Shtypit të Huaj të Hollivudit - Hollywood Foreign Press Association (HFPA) pëlqyen kënaqësitë e publikut të vitit 2009.

 

"Është një film i mrekullueshëm udhëtimi, një komedi e hatashme," tha regjisori Todd Phillips. Robert Downey, Jr. fitoi Golden Globe si aktori më i mirë në një komedi (best comedy actor) për rolin e Sherlock Holmes në filmin "Sherlock Holmes," dhe Meryl Streep ishte aktorja më e mirë në një komedi për rolin në "Julie & Julia." Filmi gjerman "The White Ribbon," sukses i madh në Festivelin e Filmit të Kanës 2009, u shpall filmi më i mirë në gjuhë të huaj (best foreign language movie).

 

 

The Golden Globes jepen nga 90 anëtarë të HFPA, dhe iu jep filmave shtytjen përfundimtare që kanë nevojë në garën më të madhe të Hollywood-it, Oskarët, nderi më i madh në shkallë botërore, që jepen në Mars.

 

Por yjet e Hollywood-it ishin nën mbresat e fatkeqësisë së Haitit dhe ishin veshur në mënyrë serioze për të treguar mbështetjen ndaj viktimave. Meryl Streep tha se duhej ta kujtonte "filmin e tij të lumtur përballë asaj që ndodh realitetin e kësaj bote".

 

Ndërkohë aktori i "Inglourious Basterds", Christoph Waltz , u shpall aktori dytësor më i mirë (best supporting actor) dhe Mo'Nique aktorja më e mirë dytësore (best supporting film actress), nga filmi dramë e errët "Precious: Based on the Novel 'Push' by Sapphire." Aventura e Disney-t "Up" fitoi dy Golden Globes.

 

Nga çmimet televizive ishin "Mad Men," po ashtu muzikali "Glee" që triumfoi ndaj "30 Rock."

 

Ish aktorja yll e "ER", Julianna Margulies, fitoi si aktorja më e mirë në dramë (best actress in a drama) për filmin "The Good Wife", dhe "Dexter".

 

Alec Baldwin fitoi Golden Globe ai aktori më i mirë në një komedi televizive (best actor in a TV comedy ) në filmin "30 Rock," dhe Toni Collette ishte aktorja më e mirë komike për "United States of Tara." (http://www.retuers.com)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.