E Premte, 03.29.2024, 09:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Departamenti i Shtetit komenton mbi takimin Klinton-Berisha
E Djelë, 02.08.2009, 08:32am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili ishte i pranishëm në takimin që pati dje në Uashington Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton me Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, tha se zonja Klinton u shpreh shumë e gëzuar për faktin që Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s.

Zonja Klinton e falenderoi kryeministrin e Shqipërisë për kontributin e vendit të tij në Afganistan.
Sipas zyrtarit, në takim u diskutua rreth planeve amerikane për ta mbyllur objektin e paraburgimit në bazën Guantanamo si dhe për statusin e ardhshëm të personave që mbahen atje.
Por zyrtari nuk tha nëse zonja Klinton i kishte kërkuar Shqipërisë që të pranojë më shumë ujgurë ose persona të tjerë që mbahen në Guantanamo, duke e quajtur këtë një çështje tepër sensitive.
Sipas zyrtarit, z. Berisha falenderoi Shtetet e Bashkuara lidhur me përpjekjet që bënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke thënë se këto përpjekje ishin "jetike".
Z. Berisha i tha Sekretares së Shtetit se qeveria e Shqipërisë është e angazhuar për të luftuar krimin e organizuar që është një problem i madh në Shqipëri por se ka bërë "përparim të madh" në këtë aspekt.
Zyrtari tha se zonja Klinton kishte ngritur çështjen e zgjedhjeve të ardhëshme në Shqipëri "duke shprehur prokupim për sa i përket ndershmërisë në fushën e lojës". Z. Berisha, tha ai, e siguroi Sekretaren e Shtetit se do të bënte gjithçka të mundur që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta, duke ftuar vëzhgues dhe se do të "respektojë plotësisht vullnetin e popullit shqiptar".
Zyrtari tha se z. Berisha diskutoi në hollësi të konsiderueshme me zonjën Klinton mbi ligjin e dosjeve në Shqipëri. Sekretarja e Shtetit, sipas zyrtarit, tha se i vlerësonte sigurimet e dhëna nga z. Berisha për këtë çështje. Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Votohet sot në Senat plani i Presidentit Obama për nxitjen e ekonomisë (02.07.2009)
Sekretarja e Shtetit Klinton pret Kryeministrin Berisha (02.07.2009)
Ishujt Maldive njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (02.06.2009)
Zëvendëspresidenti Amerikan Joe Biden:  Administrata e re amerikane mbështetje të plotë Shqipërisë (02.06.2009)
Presidenti Obama: Dallimet fetare duhet t'i bashkojnë njerëzit (02.06.2009)
Hashim Thaçi: Në raportet Kosovë-Serbi ka përfunduar gjithçka më datën 17 shkurt 2008 ! (02.05.2009)
Rezoluta e Parlamentit Europian inkurajon vendet e BE-së të njohin tani pavarësinë e Kosovës (02.05.2009)
Presidenti Obama dhe perspektiva e konfliktit izraelito-palestinez - Shteti palestinez të ekzistojë në paqe krah për krah shtetit hebre (02.05.2009)
Bashkim Smakaj drejtor i Agjencisë Kosovare të inteligjencës (02.04.2009)
Prishtina: Bisedimet Kosovë-Serbi vetëm në nivel të shteteve të pavarura (02.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]