VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POLICIA NDALON TË RIUN QË ISHTE NISUR DREJT SIRISË

E Shtunë, 02.21.2015, 04:20pm (GMT1)



Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë të premtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës " Adem Jashari", e ka ndaluar një 18 vjeçar nga rajoni i Gjilanit, i cili dyshohet se kishte për qëllim shkuarjen në Siri.

I arrestuari, sipas policisë, është L.R. (1997) dhe kishte në plan të udhëtonte nga Prishtina për në Stamboll dhe "kishte për qëllim të arrijë dhe t'u bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri".

I dyshuari, me udhër të prokurorit, është ndaluar për 24 orë.

Policia e Kosovës, sipas komunikatës, është e përkushtuar që në funksion të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si dhe identifikimin e kërcënimeve potenciale që mund të rrjedhin nga element të ndryshëm, do të ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e parapara ligjore.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.