VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DËRGOHET NË GJYKATË DOSJA E 30 TË AKUZUARVE LAZARATAS

E Shtunë, 02.21.2015, 07:37pm (GMT1)


Prokuroria e Gjirokastrës dërgoi në gjykatë dosjen e tridhjetë personave nga fshati Lazarat të cilët akuzohen për vepra penale që kanë lidhje me kultivimin dhe trafikun e narkotikëve. Prokuroria publikoi listën e personave te akuzuar mes të cilëve edhe gra.

Sipas burimeve zyrtare hetimet për ngjarjet e mesit të vitit të shkuar, kur policia mori kontrollin në fshatin e njohur për  kultivimin e marijuanës, kanë përfunduar. Prokuroria tha se dosjet e rrreth 90 personave nga fshati Lazarat janë dërguar deri tani në gjykatë.  Një pjesë e të akuzuarve,sipas Prokurorisë,  janë arrestuar nga policia.

Prokuria  e Gjirokastrës tha se hetimet për Lazaratrin u kryen në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me pjesëmarrjen e 10 Prokurorëve.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.