E Premte, 04.19.2024, 04:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Gudar Beqiraj zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave
E Djelë, 02.08.2009, 08:38am (GMT+1)

RD - Në përfundim të procesit zgjedhor midis 39 anëtarëve të asociuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Prof. Dr Gudar Beqiraj u zgjodh kryetar i saj. Për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave konkuruan në dy faza akademikët Apollon Baçe, Kolec Topalli dhe Gudar Beqiraj, i cili në përfundim të votimit të dytë fitoi 4 vota më tepër se konkurenti tjetër, Prof. Kolec Topalli. Pas përfundimit të zgjedhjeve, Prof. Dr. Beqiraj u shpreh i kënaqur për këtë post, sepse Akademia dha një shembull të mirë në realizimin e një procesi zgjedhor transparent dhe korrekt. "Për mua nuk ishte e rëndësishme nëse fitoja unë, ose miku im, Kolec Topalli, i rëndësishëm ishte realizimi i procesit zgjedhor", tha ai. Kryetari i sapozgjedhur vlerësoi drejtuesit parardhës të Akademisë së Shkencave, ndërsa u shpreh se, ka mbështetjen e akademikëve të rinj që janë brenda dhe jashtë vendit, Konferencës së Rektorëve me kryetar Jorgo Kaçani dhe rektorin e Universitetit të Tiranës Dhori Kule, me të cilët, siç tha ai, "do të na shihni shumë shpejt bashkë për ta çuar përpara shkencën shqiptare". Prof. Dr. Gudar Beqiraj e çmoi mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin me universitetet dhe institucionet shqiptare, me të cilët, sipas tij, do ta çojnë përpara shkencën dhe sidomos vendimmarrjen për projektet e reja. Ndër prioritetet kryesore në drejtimin e Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Beqiraj vlerësoi koordinimin sa më të mirë në frymën e bashkëpunimit me akademikët dhe bashkëpunëtorët shkencorë. Por ai veçoi si mjaft të rëndësishëm krijimin e një fondi për shkencën sipas modelit të Komisionit Europian për të mos hasur vështirësi në burokracitë e financës së shtetit. Në votimet e djeshme mungoi akademiku dhe shkrimtari Ismail Kadare, ndërsa akademiku tjetër, Artan Fuga votoi në largësi, përmes postës nga Parisi, ku gjendet për momentin.

 

Kush është Prof. Dr Gudar Beqiraj

 

Në vitin 2003 është zgjedhur akademik dhe që prej kësaj kohe ka qenë anëtar i rregullt i Asamblesë së Akademisë së Shkencave. Mbështetur në Ligjin nr.9655, dt. 11.12.2006, të ndryshuar, "Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë", plotëson të gjitha kërkesat e ligjit dhe për këtë arsye gëzon të drejtën të punojë si kryetar i këtij institucioni.

Prof. Beqiraj ka qenë punonjës i Akademisë së Shkencave që prej themelimit të saj. Duke punuar prej vitit 1971 deri në vitin 2007, në njërin prej institucioneve shkencore të rëndësishme të saj, Qendra e Matematikës Llogaritëse, më pas Instituti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar (INIMA), fillimisht si bashkëpunëtor shkencor, më pas si bashkëpunëtor i vjetër shkencor, me një kontribut të veçantë në fushat e rëndësishme të ekonomisë dhe shkencës, si: gjeologjia, gjeofizika, nafta, minierat, mjekësia, bujqësia, etj., i njohur dhe i vlerësuar brenda e jashtë vendit. Shkallë-shkallë, Prof. Beqiraj ka arritur të fitojë gradat dhe titujt shkencorë që mban sot: Kandidat i Shkencave, Docent, Profesor dhe Akademik. Në periudhën 1993-2007, Prof. Beqiraj drejtoi INIMA-n, duke realizuar, veç detyrave të tjera, edhe mjaft projekte shkencore në partneritet me institucione shkencore të huaja në kuadrin e projekteve bilaterale dhe të Komisionit Evropian. Gjatë vitit 1994, ka qenë ekspert në Bruksel i Komisionit Evropian në kuadrin e vlerësimit të projekteve të programit COPERNICUS. Prej vitit 2007, dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Deri dje kryente detyrën e zv/kryetarit të Akademisë së Shkencave. Ka drejtuar në Akademi në periudhën maj 2008-korrik 2008 Komisionin e Përzgjedhjes të anëtarëve të rinj të Akademisë, ku në përfundim u arrit të përzgjidhen 20 anëtarët e rinj të Asamblesë së Akademisë, nëpërmjet një procesi zgjedhor transparent, objektiv dhe i pakontestuar. Për 37 vjet nuk është shkëputur për asnjë çast nga puna shkencore në QMLL dhe INIMA. Nuk ka bërë pjesë në asnjë parti politike.

 

Prioritet e kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave

 

Forcimi i rolit koordinues të Akademisë së Shkencave në zhvillimin e shkencës në Shqipëri, duke nxitur dhe mbështetur veprimtarinë e anëtarëve të saj dhe duke punuar për konsolidimin e bashkëpunimit me institucione të tjera që kanë veprimtari kërkimore si brenda dhe jashtë vendit.

Për këtë:

Do të punohet për krijimin e Fondit Kombëtar për Shkencën si organizëm financues për kërkimin. Roli i këtij fondi do të jetë rritja e autonomisë së projekteve nga burokracia e sistemit financiar shtetëror në ngjashmëri me praktikat e Bashkimit Evropian. Për këtë do të negociohet me organet shtetërore për krijimin e kushteve të nevojshme për themelimin e këtij fondi.

Do të negociohet me universitetet e vendit për organizimin e grupeve të punës për:

diskutimin e problematikave të kërkimit dhe përgatitjen e strategjive të zhvillimit duke harmonizuar drejtimet e zhvillimit shkencor botëror me kërkesat e vendit dhe drejtimet e punës të organeve shtetërore; organizimin e konferencave dhe kongreseve shkencore dhe veprimtarive të tjera promovuese e sensibilizuese (leksione publike, emisione televizive, etj.); organizimin e studimeve me rëndësi kombëtare dhe karakter shumë-disiplinor, duke synuar të nxitet si bashkëpunimi ndër-institucional dhe ai ndër-disiplinor.

Do të punohet për rritjen cilësore dhe sasiore të botimeve të Akademisë, si ato periodike dhe jo-periodike. Në veçanti, do të propagandohen botimet periodike për thithjen e punimeve të shkencëtarëve vendas dhe të huaj, duke iu dhënë përparësi botimeve nga vetë anëtarët e Akademisë.

Do të mbahen kontakte të vazhdueshme me institucionet shtetërore për të qenë në gatishmëri për të mbajtur rolin e mbështetësit dhe konsultuesit shkencor të pavarur për probleme kombëtare. Në rrjedhim të këtij procesi do të synohet të nxiten ato drejtime shkencore që përputhen sa më mirë me kërkesat e vendit dhe të institucioneve shtetërore.

Do të mbahen kontakte të vazhdueshme me institucionet shkencore të huaja për :

thellimin e integrimit të kërkimit, duke synuar të përfshihen shkencëtarët e huaj në veprimtaritë e Akademisë si dhe të ndihmohen anëtarët e Akademisë të bashkëpunojnë me institucionet e huaja duke u bërë pjesë përbërëse e projekteve evropiane dhe botërore të Akademisë.

Synimin që Akademia të luajë rolin e një pike fokale në bashkëpunimin shkencor të vendit me botën.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe të Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Do të punohet për krijimin e praktikave dhe metodikave të vlerësimit të veprimtarisë kërkimore nëpërmjet konkurseve dhe çmimeve të ndryshme.

Akademia do të jetë forca shtytëse që mendimi shkencor të shkojë në drejtim të vendim-marrësve për zhvillimin e vendit.

Akademia do të jetë forcë lëvizëse - përfaqësuese e komunitetit shkencor në drejtim të realizimit të objektivave drejt integrimit Evropian.

Synimi im do të jetë forcimi i infrastrukturës së Akademisë së Shkencave në planin kombëtar, që nga krijimi i mjediseve bashkëkohore individuale për çdo akademik e deri në infrastrukturën shkencore, të përshtatshme për një punë shkencore, cilësore e sasiore, në përputhje me strategjinë e Akademisë.

Strategjia e Akademisë së Shkencave do të jetë "Shkencë për kërkim e zhvillim të vendit" në përputhje me programet e zhvillimit kombëtar të qeverisë.

Respektimi i të drejtave të autorit në kërkimet shkencore.

Stimulimi i pjesëmarrjes së shkencëtarëve të rinj në strukturat e kërkimit shkencor.

Pjesëmarrja e gruas në Akademinë e Shkencave

Forcimi i konceptit mbi rolin e gruas në shkencë dhe vendosja e saj në strukturat drejtuese në Akademinë e Shkencave dhe mbarë komunitetin shkencor në Shqipëri.

Krijimin e hapësirave me objektiva të qarta për harmonizimin e veprimtarive të kërkimit shkencor në të mirë të komunitetit shoqëror në përgjithësi.

Në bashkëpunim me Konferencën e Rektorëve, do të bëhen përpjekjet maksimale që brenda vitit 2009 të ligjërohet statusi i "Profesorit" e në vazhdim statusi i "Akademikut të asociuar".


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Departamenti i Shtetit komenton mbi takimin Klinton-Berisha (02.08.2009)
Votohet sot në Senat plani i Presidentit Obama për nxitjen e ekonomisë (02.07.2009)
Sekretarja e Shtetit Klinton pret Kryeministrin Berisha (02.07.2009)
Ishujt Maldive njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (02.06.2009)
Zëvendëspresidenti Amerikan Joe Biden:  Administrata e re amerikane mbështetje të plotë Shqipërisë (02.06.2009)
Presidenti Obama: Dallimet fetare duhet t'i bashkojnë njerëzit (02.06.2009)
Hashim Thaçi: Në raportet Kosovë-Serbi ka përfunduar gjithçka më datën 17 shkurt 2008 ! (02.05.2009)
Rezoluta e Parlamentit Europian inkurajon vendet e BE-së të njohin tani pavarësinë e Kosovës (02.05.2009)
Presidenti Obama dhe perspektiva e konfliktit izraelito-palestinez - Shteti palestinez të ekzistojë në paqe krah për krah shtetit hebre (02.05.2009)
Bashkim Smakaj drejtor i Agjencisë Kosovare të inteligjencës (02.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]