VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MALI I ZI - SHQIPTARËT KUNDËRSHTOJNË PLANET PËR NGRITJEN E HIDROCENTRALIT NË VUTHAJ

E Hënë, 02.23.2015, 10:25am (GMT1)

 
Të shqetësuar dhe të indinjuar nga riaktualizimi i diskutimit për ndërtimin e HEC-it mbi lumin Gërrlë në fshatin Vuthaj, në mbledhjen e radhës të kryesisë së LD në MZ - Dega Plavë-Guci, të mbajtur me dt. 18. 02. 2015, ku ndër pikat e tjera të rendit të ditës u diskutua pikërisht riaktualizimi i çështjes në fjalë pas vizitës së ambasadorit të Austrisë në MZ që zhvilloi në Komunën e Gucisë së bashku me përfaqësuesin e firmës austriake ECG me dt. 06. 02. 2015.

Në këtë takim mikpritës ishin përfaqesuesit e pushtetit lokal të Komunës së Gucisë, kryetarja e Komunës , kryetari i Kuvendit Komunal si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike pjesë e pushtetit lokal. Këtij projekti gjegjësisht kësaj firme, siç transmeton Malësia, iu dha koncesioni nga Qeveria e Malit të Zi pa pyetur fare popullatën vendase të fshatit Vuthaj, pa marrë parasysh pasojat ekologjike negative që do të shkaktonte realizimi i tij.

I bëjmë me dije opinionit publik, mediave në MZ dhe më gjerë se LD në MZ -Dega Plavë-Guci është e pa lëkundur në qëndrimin e saj kundërshtues të mbajtur që në gjenezën e këtij projekti në vitin 2011. Qëndrimin tonë aso kohe e kemi shprehur në të gjitha takimet që vet koncensionari i ka mbajtur me ne si dhe në takimet e shumta me përfaqësuesit e pushtetit lokal të Komunës Plavë- Guci dhe të Qeverisë së Malit të Zi.

Në mbështetje të popullatës kemi qenë bashkëpunues me Bashkësinë lokale Vuthaj, partitë politike shqiptare (UDSH dhe FORCA degët e tyre për Plavë-Guci) dhe OJQ. ALPET SHQIPTARE.

Si rezultat i bashkëpunimit kemi qenë të njëzëshëm në kundërshtim të realizimit të këtij projekti dhe njëzëshëm i jemi drejtuar me peticion te gjitha organeve të pushtetit qendror dhe lokal në Mal te ZI si dhe firmës koncesionare ECG nga Austria.

LD në MZ -Dega Plavë Guci duke qenë subjekti më i madh politik i shqiptarëve në këtë trevë, shpreh edhe njëherëë përkrahjen ndaj popullatës së fshati Vuthaj në kundërshtim të palëkundur të realizimit të këtij projekti. Ftojmë edhe subjektet e tjera politike që edhe një herë t'i bashkohen qëndrimit tonë në përkrahje të interesave të popullsisë që ta mbrojmë natyrën dhe ekonominë tonë.

I bëjmë me dije qëndrimin tonë të palëkundur në kundërshtim të këtij projekti, pushtetit lokal të Komunës Guci, pushtetit qendror në Mal të Zi , firmës koncesionare ECG, Ambasadës Austriake, Ambasadës së Shqipërisë si dhe përfaqësive të tjera diplomatikë të vendeve të Bashkimit Evropian ku Mali i Zi kërkon të anëtarësohet, thuhet në komunikatën për opinion të LD në MZ - Dega Plavë-Guci, të nënshkruar nga Bujar Hasangjekaj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.