VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Daily Mail - SHQIPTARËT PRIJNË PËR KRIMINALITET NË BRITANI

E Hënë, 02.23.2015, 10:29am (GMT1)


Londër, 23 shkurt - Të burgosurit shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë kapur vendin e tretë në 2 prej 6 kategorive kriminale. Ata janë të burgosur kryesisht për drogë dhe mashtrim.

E përditshmja britanike Daily Mail ka publikuar statistikat më të fundit të Ministrisë britanike të Drejtësisë për një periudhë 6 mujore mes viteve 2013/2014.

Konstatohet se të kriminelet e huaj po mbushin gjithnjë e më shumë burgjet britanike dhe kanë prirje më të lartë për të rënë në pranga sesa vendasit. Aktualisht në çdo 8 të burgosur në këtë vend, 1 është i huaj dhe ritmet janë në rritje. Rumunët kryesojnë listat e keqbërësve të huaj, duke lënë prapa çdo kombësi tjetër. Ata kryesojnë 3 nga 6 kategoritë e akteve kriminale, vjedhjet, grabitjet me dhunë dhe mashtrimet, ndërsa zenë vendin e dytë për pengmarrjet.

Statistikat tregojnë gjithashtu se 1.26% e shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg. Ata renditen të dytët, pas vietnamezëve dhe në këtë listë, lemë pas rumunët. Të arrestuarit shqiptarë zënë vendin e dhjetë në listën e të huajve të burgosur në Britani, që kryesohet nga rumunët.

Megjithatë, sipas Washtington Post, klasifikimi i disa vendeve ngre pikëpyetje, si në rastin e Kubës, një vend që ka mjekë të njohur botërisht, por që është klasifikuar në kategorinë e shteteve me rrezik të lartë.

Sa i përket perëndimit, pjesa më e madhe e vendeve renditen tek zonat me rrezik të ulët. Shërbimi më i mirë, në Europën perëndimore, në SHBA, Kanada e Australi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.