VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Koha Ditore - ISH POLICË TË SERBISË KËRKOJNË TË BËHEN POLICË TË KOSOVËS

E Hënë, 02.23.2015, 11:09am (GMT1)

 
Të pakënaqur me pozitën e vet, ish punëtorë të ish Drejtorisë së Policisë për Mitrovicën të cilët nuk janë të integruar në Policinë e Kosovës, po kërkojnë që menjëherë të pranohen në Policinë e Kosovës ose t'iu mundësohet kthimi në MPB-në e Serbisë.

Ata janë 130 sish ndër të cilët edhe 22 ish policë.

Këta të fundit kërkojnë sqarime pse nuk janë pranuar në policinë e Kosovës

Në shenjë pakënaqësie me pozitën e vet aktuale, ata kanë paralajmëruar se sot në orën 11 do të bllokojnë lokalet e ndërtesës së

Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, njofton gazeta serbe "Novosti", transmeton koha.net.

Të pakënaqurit, nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, paralajmërojnë edhe bllokimin e stacioneve policore përkatësisht bllokimin ndërtesës së EULEX-it në Mitrovicën veriore.

Sipas Marrëveshjes së Brukselit, shkruan gazeta e Beogradit "Novosti", më 25 dhjetor ishte marrë vendimi me të cilin rreth 400 punëtorëve të MPB së Serbisë në Mitrovicën veriore, iu ndërpritej marrëdhënia e punës ose pensionimi me kusht.

A mendoni se policët serbë duhet të pranohen në Policinë e Kosovës?
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.