VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ELHAIDA DANI NË EUROSONG ME NJË KËNGË TË TJETËR

E Martë, 02.24.2015, 01:25pm (GMT1)

 
Nuk do të jetë kënga "Diell" ajo që do të këndohet nga Elhaida Dani në Eurovision, por një këngë tjetër.

Kështu lajmëron vetë këngëtarja, e cila shkruan në rrjetin social facebook, se autori i këngës është ai i cili e ka tërhequr këngën.

"Autori i këngës "Diell", për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën nga ai e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në Eurovision Song Contest 2015", shkruan Elhaida në facebook.

Këngëtarja Dani shkruan se këtë vit ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision më këngën që është shpallë fituese e FiK në dhjetor të vitit të kaluar.

"Duke respektuar këtë zgjedhje të tijën personale dhe në dakordësi me RTSH, e mbi të gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC, më është komunikuar që si fituese e FiK, unë duhet të përfaqësojë vendin tim në Vjenë me një këngë të re.

Ajo shpreson se ky ndërrim të mos krijojë pakënaqësi dhe polemika tek njerëzit, ndërsa qëllimi i saj mbetet ai që Shqipëria të ndahet me një rezultat sa më të mirë, duke premtuar në anën tjetër se për ta arritur një gjë të tillë do të punojnë sa më shumë të gjithë."

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.