VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AMBASADA E KOSOVËS NË HUNGARI KONFIRMON VDEKJEN E 2 VJEÇARIT

E Martë, 02.24.2015, 07:44pm (GMT1)

 
Ndërkohë që vala e kthimit të emigrantëve nga shtetet e BE-së tashmë ka nisur, një fëmijë dy vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Hungari. Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Kosovës në Budapest.

Nëpërmjet një komunikate kjo Ambasadë bënë të ditur se është informuar nga autoritet hungareze se më 22 shkurt një fëmijë dy vjeçar nga komuna e Vitisë ka vdekur, në një qendër strehimi të azilkërkuesve, ku bashkë me pesë anëtarët tjerë të familjes është vendosur që disa javë.

"Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve hungareze, fëmija ditëve të fundit kishte marr trajtim mjekësore në qendër të azilkërkuesve. Autoritet hungareze janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të vdekjes së fëmijës dhe shumë shpejt pritet të dalin me një raport zyrtar mjekësor", njofton Ministria e Jashtme e Kosovës. kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.