VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TIRANË - VENDET E SEECP DEKLARATË KUNDËR TERRORIZMIT

E Martë, 02.24.2015, 08:07pm (GMT1)


Takimi i Tiranës, 13 vende të Europës juglindore angazhohen të bashkëpunojnë me njera tjetrën për t'ju kundërvënë me çdo mjet veprimtarisë së të ashtuquajturit Shtet islamik i Irakut dhe Sirisë dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj.

Trembëdhjetë vende të Europës juglindore dolën sot me një deklaratë të përbashkët kundër terrorizmit duke u angazhuar të bashkëpunojnë me njera tjetrën për t'ju kundërvënë me cdo mjet veprimtarisë së të ashtuquajturit Shtet islamik i Irakut dhe Sirisë dhe fenomenit të luftëtarëve të huaj. Deklarata u nënshkrua në kuadër të mbledhjes së ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Europës juglindore, e cila u zhvillua në Tiranë. Gjatë takimit u diskutua dhe për projektet e përbashkëta që vendet e Ballkanit perëndimor synojnë t'I paraqesin Bashkimit europian për të marrë mbështetje financiare prej tij."‹"‹

Në Procesin e bashkëpunimit të Europës Juglindore, marrin pjesë vende të cilat janë anëare të Bashkimit europian dhe ato që janë në procesin e integrimit europian. Përfaqësuesit e të 13 shteteve anëtare, ranë sot dakort të bashkojnë zërin dhe forcat kundër terrorizmit duke u angazhuar që të përdorin të gjitha mundësitë për t'iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga Isis. Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar sot gjatë ministerialit të Tiranës theksohet se kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta kërkojnë përgjigje dhe veprime të përbashkëta.

"Kemi jetësuar vullnetin tonë politik dhe solidaritetin për të bashkëpunuar me njërit-tjetrin dhe për të vënë të gjitha burimet tona njerëzore dhe financiare në dispozicion të kësaj kauze, që në fakt nuk është një kauzë thjesht e jona", deklaroi ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Nga ana e tij shefi i diplomacisë bullgare, Daniel Mitov, vendi i të cilit do të marrë pas Shqipërisë presidencën e radhës  së SEECP-it, e vlerësoi deklaratën e përbashkët si një dokument shumë të rëndësishëm: "Nëse duam që të jemi një rajon tërësisht I integruar, të jemi të përgjegjshëm, nëse duam të tregojmë se në mund të punojmë së bashku për t'I bërë ballë sifidave që kemi përpara, vecanërisht ato të sigurisë dhe gjeopolitike, ne duhet të përqëndrohemi në këtë cështje jashtëzakonisht shqetësuese sic është lufta kundër luftëtarëve të huaj, lufta kundër përhapjes së terrorizimit. Ka shumë gjëra që mund të bëhen për të deligjitimuar ideologjinë e ISIS-it. Ne mund të punojmë së bashku duke shkëmbyer informacione lidhur me luftëtarët e huaj, duke ndërprerë burimet financiare të ISIS-it dhe duke mbështetur së bashku koalicionin global kundër ISIS-it".

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i takimit të sotëm ishte dhe përpjekja e vendeve të Ballkanit perëndimor për të punuar se bashku për hartimin e projekteve rajonale që të mund të mbështeten financiarisht nga Bashkimi europian. Për këtë cështje para mbledhjes së sotme pati dhe një takim mes përfaqësuesit të Komisionit europian dhe vendeve pjesmarrëves të konferencës së Berlinit. MInistri i jashtëm shqiptar Bushati tha se synimi është që takimi i ardhshëm në Austri të mos jetë thjesht një takim i suksesshëm "por për t'ju qasur Vjenës me qëndrime e më projekte të përbashkëta rajonale, që do të siguronin, në radhë të parë, gradualitetin e transformimit të Ballkanit Perëndimor në një rajon, dhe së dyti, që do të përcaktojë një afatizim të transformimit të Ballkanit Perëndimor në një rajon përmes implementimit të projekteve në fushën e infrastrukturës  dhe gjithë dimensionet që ajo ka, sidomos për sa i përket çështjeve të infrastrukturës energjetike".

Shqipëria po këmbëngul fort që rajoni i Ballkanit të ketë dhe mbështetjen e duhur ekonomike nga Brukseli, e kësaj cështje i mëshoi në fjalën e tij në hapje të takimit edhe kryeministri Edi Rama. za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.