E Enjte, 03.28.2024, 09:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHBA, SHQETËSIME PËR DEPËRTIMIN E RUSISË NË BALLKAN - SEKRETARI KERRY: SERBIA, KOSOVA, MALI I ZI DHE MAQEDONIA JANË NË VIJËN E ZJARRIT

E Mërkurë, 02.25.2015, 06:12pm (GMT+1)


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të shtojnë përpjekjet për t'iu kundërvënë disa veprimeve të Rusisë në Ballkan, e cila, tha ai, synon të bëjë për vete vende të ndryshme. Gjatë një seance për buxhetin në Senatin amerikan, zoti Kerry tha se Rusia po përpiqet të rindezë një lojë të rrezikshme. Sekretari i Shtetit u bëri jehonë komenteve të senatorit Chris Murphy, i cili vitin e kaluar vizitoi disa vende të Ballkanit.

Në seancën për buxhetin, Sekretari amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t'ju kundërvënë veprimeve të Rusisë në Ballkan.

"Rusia ka nisur një përpjekje në shkallë të gjerë për t'i kthyer vendet e ndryshme në anën e saj. Në thelb, ajo po përpiqet të rindezë një lojë ku askush nuk fiton. Ne mendojmë se kjo është e rrezikshme dhe e panevojshme," tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Zoti Kerry foli në komisionin e Senatit për ndarjen e fondeve, gjatë debateve mbi buxhetin për këtë vit financiar. Ai iu përgjigj komenteve të senatorit Chris Murphy, i cili vjeshtën e kaluar vizitoi disa vende të Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën:

"Ajo për të cilën ne nuk flasim çdo ditë janë veprimet e Rusisë në Moldavi, Gjeorgji, Serbi, Mal të Zi, Letoni apo në vendet baltike. Kjo është një lloj lufte asimetrike që Rusia po e perfeksionon, duke blerë mediat apo duke paguar zyrtarët publikë. Njerëzit që nuk i blejnë dot, ata i frikësojnë," tha senatori.

Senatori Murphy tha se Perëndimi nuk po arrin t'i kundërvihet kësaj veprimtarie me mjete ligjore për t'i bërë të paefektshme mjetet që përdor Moska. Senatori, i cili vizitoi vendet e Ballkanit vjeshtën e kaluar, solli si shembull Serbinë, ku ai tha se Rusia po përpiqet të depërtojë në mënyrë masive, me një ndikim më të madh se kurrë më parë. Senatori Murphy tha se janë disa dhjetra vendet që po kërcënohen nga e ashtuquajtura Rusia e re.

Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit Kerry, u bëri jehonë komenteve të senatorit Murphy, duke kërkuar që SHBA të mobilizojnë më tepër burime në këtë proces:

"Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë në vijën e zjarrit. Po kështu edhe Gjeorgjia, Moldavia dhe Transdnestria. Ne përpiqemi të bindim njerëzit se nuk kërkojmë një lojë me Rusinë ku askush nuk del i fituar. Ne besojmë se Ukraina mund të bëhet një portë si për Lindjen ashtu edhe për Perëndimin", tha Sekretari i Shtetit.

Zoti Kerry tha se SHBA po e ndëshkojnë veten në mënyrë të panevojshme duke kufizuar mundësitë që kanë për të qenë më të pranishëm në disa nga këto beteja ku ato mund të sjellin një ndryshim.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - GATI PËR MIRATIM LIGJI QË NDALON PJESËMARRJEN NË KONFLIKTE TË HUAJA (02.25.2015)
Zëri i Amerikës, SULEJMAN GJANA - HAPJA E DOSJEVE ËSHTË NJË ÇËSHTJE THELBËSORE (02.25.2015)
INSTITUTI KOMBËTAR DEMOKRATIK BËN THIRRJE QË KOSOVA TË MARRË MASA PËR PËRFSHIRJE KUPTIMPLOTE TË GRAVE NË POLITIKË (02.25.2015)
AMNESTY INTERNATIONAL PËRSHKRUAN PRAPË GJENDJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI E KOSOVË (02.25.2015)
TIRANË - VENDET E SEECP DEKLARATË KUNDËR TERRORIZMIT (02.24.2015)
AMBASADA E KOSOVËS NË HUNGARI KONFIRMON VDEKJEN E 2 VJEÇARIT (02.24.2015)
PRISHTINË - FILLON KTHIMI I EMIGRANTËVE (02.24.2015)
KTHEHET NË KOSOVË NJË GRUP I EMIGRUESVEAutoritetet në Prishtinë thonë se emigruesit e paligjshëm do të kthehen, ndërsa e quajnë të papranueshëm faktin që Kosova është jashtë procesit të liberalizimit të vizave (02.24.2015)
MBËSHTETET PROJEKTREZOLUTA E LUNAÇEKUT - PARLAMENTI EVROPIAN DO T'IU KËRKOJË PESË VENDEVE TË MBETURA TA NJOHIN KOSOVËN (02.24.2015)
ELHAIDA DANI NË EUROSONG ME NJË KËNGË TË TJETËR (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]