E Enjte, 03.28.2024, 09:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - NJË I AKUZUAR PËR PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE

E Mërkurë, 02.25.2015, 07:22pm (GMT+1)


Prokuroria e posaçme akuzoi një shqiptar të Kosovës për përfshirje në radhët e organizatës së shpallur terroriste "Jahbat Al Nusra" në Siri.

Në Kosovë, prokuroria e posaçme ka ngritur aktakuzë kundër një shqiptari të Kosovës nën dyshimet për veprën penale "organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste".

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Alban Mavraj, nga  4 shtatori deri më 27 tetor të vitit 2013,  i ishte bashkuar grupit terrorist në Siri, të quajtur "Jahbat Al Nusra".

I pandehuri Mavraj ka provuar edhe dy herë tjera të shkojë në Siri, së pari me 5 prill të vitit 2014 dhe sërish më 27 korrik të vitit 2014, kur edhe ishte arrestuar nga policia e Kosovës.

Prokuroria thekson se "ka mbledhur prova që vërtetojnë ekzistimin e fakteve që i pandehuri në fjalë ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Është vërtetuar qartë se i pandehuri kishte qenë pjesëmarrës i luftës në Siri. Këtë e ka pranuar edhe vetë ai në dy deklaratat të dhëna në polici dhe para prokurorit. Ka pranuar se ishte stërvitur me armë të ndryshme atje dhe se ka provuar edhe disa herë të tjera të shkonte në Siri".

Ditë më parë ministri i brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni i tha Zërit të Amerikës se rreth 300 shtetas të Kosovës mund të kenë shkuar në luftërat e Irakut dhe të Sirisë, ndërsa autoritetet kanë arrestuar 150 luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftërat e huaja.

Mbi 20 qytetarë të Kosovës besohet se kanë humbur jetën në luftërat në lindjen e mesme.

Më 23 janar, parlamenti i Kosovës me 74 vota për dhe 12 kundër, miratoi në parim projektligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t'u bashkohen luftërave jashtë vendit.

Projektligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA, SHQETËSIME PËR DEPËRTIMIN E RUSISË NË BALLKAN - SEKRETARI KERRY: SERBIA, KOSOVA, MALI I ZI DHE MAQEDONIA JANË NË VIJËN E ZJARRIT (02.25.2015)
KOSOVË - GATI PËR MIRATIM LIGJI QË NDALON PJESËMARRJEN NË KONFLIKTE TË HUAJA (02.25.2015)
Zëri i Amerikës, SULEJMAN GJANA - HAPJA E DOSJEVE ËSHTË NJË ÇËSHTJE THELBËSORE (02.25.2015)
INSTITUTI KOMBËTAR DEMOKRATIK BËN THIRRJE QË KOSOVA TË MARRË MASA PËR PËRFSHIRJE KUPTIMPLOTE TË GRAVE NË POLITIKË (02.25.2015)
AMNESTY INTERNATIONAL PËRSHKRUAN PRAPË GJENDJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI E KOSOVË (02.25.2015)
TIRANË - VENDET E SEECP DEKLARATË KUNDËR TERRORIZMIT (02.24.2015)
AMBASADA E KOSOVËS NË HUNGARI KONFIRMON VDEKJEN E 2 VJEÇARIT (02.24.2015)
PRISHTINË - FILLON KTHIMI I EMIGRANTËVE (02.24.2015)
KTHEHET NË KOSOVË NJË GRUP I EMIGRUESVEAutoritetet në Prishtinë thonë se emigruesit e paligjshëm do të kthehen, ndërsa e quajnë të papranueshëm faktin që Kosova është jashtë procesit të liberalizimit të vizave (02.24.2015)
MBËSHTETET PROJEKTREZOLUTA E LUNAÇEKUT - PARLAMENTI EVROPIAN DO T'IU KËRKOJË PESË VENDEVE TË MBETURA TA NJOHIN KOSOVËN (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]