E Premte, 03.29.2024, 10:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DHUNA NË FAMILJE - TËRHEQJA E DENONCIMEVE ËSHTË KTHYER NË DUKURI

E Mërkurë, 02.25.2015, 10:36pm (GMT+1)



Dhuna në familjet shqiptare sa vjen e rritet, po ashtu edhe denoncimet e rasteve nga zonjat e viktimizuara, por mbrojtja e tyre ligjore është tërësisht e pamjaftueshme, pohojnë studiuesit. Sipas sondazhit më të fundit, nga 55 për qind e vajzave dhe zonjave të pyetura pohojnë se kanë pësuar dhunë të paktën në jetën e tyre.
"‹"‹

Ndëshkimet ndaj dhunuesve u forcuan në Kodin penal, gjykatat i shtuan deri në 1900 urdhërat e mbrojtjes, por ato mbesin vetëm në letër, ndaj viktimat nuk mbrohen realisht, dhe 2/3 e tyre i tërheqin denoncimet. "Studimet tregojnë se edhe ato zonja që shkojnë në gjykatë, ndjehen të pambrojtura për t'i çuar proceset gjyqësore deri në fund, janë të pafuqishme dhe të kërcënuara se mund të humbin gjithçka" - thotë Eljona Kulluri, drejtuese e Shoqatës Kombëtare të Punonjësve Socialë.

Shumica e grave shprehen se ndjehen të pambështetura dhe asnjë mborjtje nuk ëhstë e garantuar, ndërsa ekspertiza psiko-sociale nuk sigurohet falas. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International, theksoi në raportin vjetor se dhuna familjare në Shqipëri mbetet e përhapur dhe të mbijetuarit e saj rrallë përfitojnë nga drejtësia.

Shumica e grave të dhunuara nuk mund të përdorin financat e familjes së tyre, shpesh nuk punojnë dhe nuk kanë pavarësi ekonomike dhe as strehim, për t'u shkëputur nga një marrëdhënie e dhunshme. Shqetësim kryesor mbetet edhe fakti që dhuna në familje trashëgohet edhe në brezat e ardhshëm, një çështje për të cilën po punon Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë.

Autoritetet shqiptare pranojnë se gjyqet në rastet e dhunës janë të ngadalshme dhe gjykatat shkelnin afatet për urdhrat e mbrojtjes dhe dhënien e vendimeve. Nga mbi 3 mijë raste dhune të denoncuara në polici, afro një e treta shndërrohen në procese gjyqësore. Shumica e urdhërave të mbrojtjes janë tërhequr apo janë ndërprerë, dhe kjo, thonë studiuesit, po dekurajon denoncimet e mëtejshme.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TIRANË - HETIME NDAJ 9 PERSONAVE TË AKUZUAR PËR MBËSHTETJE TË TERRORIZMIT (02.25.2015)
KOSOVË - NJË I AKUZUAR PËR PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE (02.25.2015)
SHBA, SHQETËSIME PËR DEPËRTIMIN E RUSISË NË BALLKAN - SEKRETARI KERRY: SERBIA, KOSOVA, MALI I ZI DHE MAQEDONIA JANË NË VIJËN E ZJARRIT (02.25.2015)
KOSOVË - GATI PËR MIRATIM LIGJI QË NDALON PJESËMARRJEN NË KONFLIKTE TË HUAJA (02.25.2015)
Zëri i Amerikës, SULEJMAN GJANA - HAPJA E DOSJEVE ËSHTË NJË ÇËSHTJE THELBËSORE (02.25.2015)
INSTITUTI KOMBËTAR DEMOKRATIK BËN THIRRJE QË KOSOVA TË MARRË MASA PËR PËRFSHIRJE KUPTIMPLOTE TË GRAVE NË POLITIKË (02.25.2015)
AMNESTY INTERNATIONAL PËRSHKRUAN PRAPË GJENDJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI E KOSOVË (02.25.2015)
TIRANË - VENDET E SEECP DEKLARATË KUNDËR TERRORIZMIT (02.24.2015)
AMBASADA E KOSOVËS NË HUNGARI KONFIRMON VDEKJEN E 2 VJEÇARIT (02.24.2015)
PRISHTINË - FILLON KTHIMI I EMIGRANTËVE (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]