VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ULRIKE LUNAÇEK - SHPRESOJ SE LARGIMI I MADH I NJERËZVE TA ZGJOJË NGA GJUMI QEVERINË

E Enjte, 02.26.2015, 08:13am (GMT1)


Ulrike Lunaçek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, pas votimit të raportit për Kosovën në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, është shprehur e kënaqur për faktin se edhe kësaj radhe shumica e deputetëve e përsëritën thirrjen për 5 vendet e BE-së që ta njohin Kosovën.

"Ndikimi pozitiv i BE-së në Kosovë është dëmtuar dukshëm për shkak të mungesës së unitetit", ka thënë ajo.

Po ashtu e ka quajtur si "situatë frustruese" faktin se vetëm për kosovarët duhet të ketë viza për të udhëtuar në BE dhe u ka bërë thirrje edhe Prishtinës, edhe BE-së që të jenë më aktive në realizimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në intervistën dhënë "˜Kohës Ditore", Lunaçek flet për pjesët kryesore të raportit dhe për disa nga zhvillimet më të rëndësishme në Kosovë, përfshirë edhe migrimin e madh kohëve të fundit, skandalin ndaj dyshimeve për korrupsion në misionin e EULEX-it dhe për debatet rreth krijimit të Gjykatës Speciale, për të cilën edhe Parlamenti Evropian bën thirrje që të formohet sa më shpejt.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.