E Mërkurë, 04.24.2024, 09:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
AVOKATI I POPULLIT - TRE GJYQTARË NDËRKOMBËTARË DHE ENVER HASANI JANË JOKUSHTETUES NË GJYKATËN KUSHTETUESE

E Enjte, 02.26.2015, 01:10pm (GMT+1)


Avokati i Popullit, Sami Kurtesh, dha sot një deklaratë para gazetarëve lidhur me punën e Gjykatës Kushtetuese me të cilën konteston kushtetutshmërinë e dekretimit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, si dhe kërkon përjashtimin e kryetarit të kësaj Gjykate, Enver Hasanit, nga procedura e kërkesës së Avokatit të Popullit.

Po e botojmë të plotë Deklaratën e Avokatit të Popullit:

Arsyeja e konferencës së sotme për media nga ana e Avokatit të Popullit ishte bërja publike e faktit se gjyqtari Robert Carolan i Gjykatës Kushtetuese, kishte përjashtuar veten nga pjesëmarrja në procedurën e rastit që IAP pati ngritur lidhur me vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Kjo na është bërë e ditur përmes një letre, të cilën na e ka përcjellë personalisht gjyqtari Carolan, më 13 shkurt 2015.

Në letër ai konfirmon në mënyrë kategorike, që nuk ka marrë pjesë në procedurën e rastit. Këtë fakt (përjashtimin e gjyqtarit Carolan), Gjykata Kushtetuese e ka fshehur në Aktvendimin e saj për rastin në fjalë. Mospjesëmarrja e gjyqtarit Carolan në procedurën e rastit nuk përbën thjesht çështje procedurale, por konteston në tërësi vlefshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës. Pa pjesëmarrjen e gjyqtarit Carolan, Gjykata nuk kishte kuorumin e duhur prej shtatë gjyqtarëve për të marrë vendim në këtë rast, dhe, për këtë arsye, Aktvendimi i Gjykatës për papranueshmërinë e rastit është i pavlefshëm nga ana ligjore.

Duke marrë parasysh pavlefshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës, Avokati i Popullit ka dërguar sot tek Gjykata Kushtetuese një kërkesë të re për shfuqizimin e Dekretit të Presidentes Jahjaga për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Bashkë me këtë kërkesë, është dërguar tek Gjykata Kushtetuese edhe një kërkesë tjetër, për përjashtimin e kryetarit Enver Hasani nga pjesëmarrja në procedurën e rastit.
Një memorandum i brendshëm i Misionit EULEX, i botuar në revistën Prishtina Insight më 10 tetor 2014, konfirmon se kiryetari Hasani është konsultuar nga EULEX-i dhe ka dhënë miratimin e tij për anashkalimin e Kuvendit në vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë. Gjithashtu, në një intervistë dhënë për emisionin Betimi për Drejtësi më 17 dhjetor 2014, vetë kryetari z. Hasani pranoi që kishte qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, që nga tetori i vitit 2013, për të siguruar vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Duke marrë parasysh këto rrethana, kryetari Hasani nuk mund të jetë i paanshëm në këtë rast dhe prandaj IAP ka kërkuar zyrtarisht përjashtimin e tij nga pjesëmarrja në procedurën e kërkesës së përsëritur.
Në anën tjetër, zbulimi i përjashtimit të gjyqtarit Carolan, dhe mospërmendja e këtij fakti në Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, krijojnë të paktën dyshim të arsyeshëm që dy gjyqtarët që kanë nënshkruar këtë Aktvendim Kryetari Hasani dhe gjyqtarja raportuese Arta Rama-Hajrizi kanë mashtruar publikun, duke fshehur faktin se Gjykata nuk kishte kuorumin e duhur për të marrë vendim në këtë rast.

Janë një varg pyetjesh, të cilave do të duhej përgjigjur Gjykata Kushtetuese:
"¢ Pse mospjesëmarrja e gjyqtarit Carolan nuk përmendet askund në Aktvendim?
"¢ Pse emri i gjyqtarit Carolan paraqitet në faqen e parë si pjesë e trupit gjykues që ka shqyrtuar këtë rast, ndërkaq sipas vetë atij, ai nuk ka marrë pjesë?
"¢ A kanë përjashtuar veten edhe gjyqtarët e tjerë ndërkombëtarë?
"¢ A është munduar Gjykata të detyrojë gjyqtarin Carolan për të marrë pjesë në procedurë, përkundër vetë-përjashtimit të tij?
Këto pyetje ua kemi drejtuar kryetarit Hasani, gjyqtares raportuese Arta Rama-Hajrizi dhe tre gjyqtarëve ndërkombëtarë: Carolan, Rodrigues dhe Botusharova-Doicheva.
Përveç gjyqtarit Carolan, të cilin Avokati i Popullit e falënderon përzemërsisht për bashkëpunimin e deritanishëm, gjyqtarët tjerë kanë refuzuar të japin sqarim të kësaj situate, përkundër detyrimit të tyre kushtetues dhe ligjor për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit.
Fakti që katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk kanë asnjë problem të shkelin pikërisht atë Kushtetutë që janë betuar për ta mbrojtur, tregon mjaft për gjendjen dëshpëruese të gjyqësorit të Republikës së Kosovës.
IAP thekson se me zbulimin e faktit se gjyqtari Carolan ka përjashtuar veten nga shqyrtimi i rastit tonë, tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentes, por përballemi me mundësinë që të paktën dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë nënshkruar Aktvendimin në këtë rast, kanë mashtruar opinionin publik, në një vendim zyrtar të Gjykatës Kushtetuese.

Një shoqëri demokratike nuk mund të funksionojë, as minimalisht, nëse populli nuk mund të ketë besim në ndershmërinë dhe integritetin bazik të zyrtarëve më të lartë të shtetit. Prandaj, kur përballemi me dëshmi serioze që gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese mund të kenë falsifikuar një vendim zyrtar, për të fshehur faktin që nuk kanë përmbushur kuorumin për nxjerrjen e vendimeve, atëherë kjo, nëse del e vërtetë, godet themelin e demokracisë sonë.
Çfarëdo që të mendohet për kushtetutshmërinë ose kundërkushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentes, një gjë është e qartë: nëse kryetari Hasani dhe gjyqtarja Rama-Hajrizi, ose edhe ndonjë gjyqtar tjetër, ka mashtruar publikun në vendimin e Gjykatës, atëherë akti i dorëheqjes është veprimi i parë dhe më i paktë që duhet bërë. Pohimi kategorik i gjyqtarit Carolan se "nuk ka qenë pjesë e vendimit" në fjalë, është një dëshmi e pamohuar nga askush prej Gjykatës deri më sot.
IAP thekson se gjyqtarëve Hasani dhe Rama-Hajrizi u është ofruar mundësia për t'u sqaruar plotësisht, por këtë ata e kanë refuzuar deri tani. Marrë parasysh këtë, por edhe fakte të tjera për të cilat mund të mos jemi në dijeni, por që duhen hetuar, IAP e konsideron të domsodoshëm dhe të obligueshëm sqarimin institucional të Gjykatës Kushtetuese, ashtu si edhe llogaridhënien e gjyqtarëve veç e veç për qytetarët e vendit dhe opinionin e gjerë publik.

Kërkesë Drejtuar Gjykatës Kushtetuese Për Shfuqizimin e Dekretit




www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ULRIKE LUNAÇEK - SHPRESOJ SE LARGIMI I MADH I NJERËZVE TA ZGJOJË NGA GJUMI QEVERINË (02.26.2015)
KTV - DY SHQIPTARË TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM NË NORVEGJI (02.25.2015)
PRISHTINË - PRESIONI NDËRKOMBËTAR PËR GJYKATËN SPECIALE TUND KRERËT (02.25.2015)
KOSOVA SHËNON RËNIE TË PRODHIMIT TË BRENDSHËM BRUTO (02.25.2015)
DHUNA NË FAMILJE - TËRHEQJA E DENONCIMEVE ËSHTË KTHYER NË DUKURI (02.25.2015)
TIRANË - HETIME NDAJ 9 PERSONAVE TË AKUZUAR PËR MBËSHTETJE TË TERRORIZMIT (02.25.2015)
KOSOVË - NJË I AKUZUAR PËR PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE (02.25.2015)
SHBA, SHQETËSIME PËR DEPËRTIMIN E RUSISË NË BALLKAN - SEKRETARI KERRY: SERBIA, KOSOVA, MALI I ZI DHE MAQEDONIA JANË NË VIJËN E ZJARRIT (02.25.2015)
KOSOVË - GATI PËR MIRATIM LIGJI QË NDALON PJESËMARRJEN NË KONFLIKTE TË HUAJA (02.25.2015)
Zëri i Amerikës, SULEJMAN GJANA - HAPJA E DOSJEVE ËSHTË NJË ÇËSHTJE THELBËSORE (02.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]