E Premte, 04.19.2024, 07:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LDK E VË NË PIKËPYETJE VOTËN PËR GJYKATËN SPECIALE

E Enjte, 02.26.2015, 03:03pm (GMT+1)



Deputetë të partive në pushtet dhe atyre në opozitë, kanë kritikuar presidenten dhe Qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës rreth themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

Procedurat për hartimin e legjislacionit rreth themelimit të kësaj gjykate, po kalojnë përmes negociatave me Bashkimin Evropian që po i zhvillon një grup i përbashkët nga Kosova, ku bëjnë pjesë përfaqësues të qeverisë, presidencës dhe gjyqësorit.

Përveç transparencës, deputetë të Lidhjes Demokratikë të Kosovës e kanë vënë në pikëpyetje votën e tyre për këtë Gjykatë.

Deputetja Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që Kuvendi të informohet për këto negociata. Sipas saj, vota për themelimin e kësaj Gjykate mbetet nën dyshime përderisa të mos dihet nëse ajo do të trajtojë edhe rastet e cilësuara si vrasje politike të kryera pas luftës, për të cilat, LDK pretendon se janë kryer ndaj figurave të njohura të këtij subjekti..

"Nga ajo që jemi njoftuar ne si deputetë, nëpërmjet mediave, në juridiksionin e kësaj gjykate nuk do të përfshihen shumica e vrasjeve të pasluftës. Në anën tjetër, në raportin e Clint Wiliamsionit, flitet për të gjitha vrasjet e pasluftës. Gjykata Speciale, nuk duhet të bëjë drejtësi selektive, por të merret me raportin në përgjithësi. Nëse ato fshihen nga juridiksioni i Gjykatës [vrasjet e pasluftës], kjo gjë nuk do të duhej injorohej nga delegacioni i Kosovës", ka thënë Osmani.

Ndërkaq deputeti Adem Salihaj, poashtu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se ai vetë ka qenë një nga ata që ishte vënë para një atentati politik, por me këtë rast nuk ishte marrë askush nga organet e ndjekjes penale në Kosovë. Kështu që themelimi i kësaj Gjykate, sipas tij, po bëhet pikërisht për faktin se organet vendore nuk e kanë guximin t'i trajtojnë rastet e tilla.

"Pse formohet një Gjykatë Speciale për krimet në Kosovë? Sepse nuk ka Gjykata të Kosovës që guxojnë të merren me këto krime. Unë kam dokumentacion komplet të gjykatës dhe janë çështje që dihen publikisht", ka thënë Salihaj

Shqetësimeve të deputetes Vjosa Osmani, por edhe deputetit Adem Salihaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, iu është përgjigjur vetë lideri i kësaj partie dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai ka premtuar se Kuvendi do të informohet me kohë për përmbajtjen dhe procedurat rreth themelimit të Gjykatës Speciale. Sipas tij, ekipi punues nga Kosova është duke punuar jo vetëm në ligjin për Gjykatën Speciale, por edhe përcaktimin e amandamenteve kushtetuese.

"Ne kemi një trup koordinues në të cilin është presidentja, është kryetari i Kuvendit, unë si kryeministër dhe një ministër. Tani për tani po punohet për tekstin e ndryshimit të Kushtetutës, i cili do të vijë si propozim në Kuvend dhe atë deputetët do ta kenë sepse s'mund të vendosë askush përveç deputetëve. Po punohet për ligjin e Gjykatës Speciale dhe për statutin e saj. Të gjitha këto dokumente ju do t'i keni", ka thënë Mustafa.

Krahas sqarimeve të kërkuara nga presidentja dhe kryeministri, deputetët kishin vërejtje edhe në ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili është koordinator i grupit punues për hartimin e strategjisë në lidhje me Gjykatën Speciale.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes ka thënë se ky komision mbetet në pritje të shpjegimeve nga ministri.

"Pres nga ministri Hajredin Kuçi që të jetë transparent dhe të pajisë Komisionin për Legjislacion dhe gjithë Kuvendin e Republikës së Kosovës me gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me Gjykatën Speciale", ka theksuar Haxhiu.

Partitë opozitare tashmë janë shprehur kundër themelimit të kësaj Gjykate, kurse në dyshime mbeten edhe votat e të gjithë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nisur edhe nga deklaratat e sotme të deputetëve të saj në Kuvend.

Me vetë faktin se do të kërkohen ndryshime kushtetuese, Kuvendit do t'i duhet të paktën 80 vota për themelimin e kësaj Gjykate.

Nisma për themelimin e një "mini" Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën, ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës, që si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marty, mbi trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bazë të këtyre supozimeve, prokurori amerikan Clint Williamson, ka zhvilluar edhe një hetim të gjerë. E veçanta e funksionimit të kësaj Gjykate do të jetë roli i prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtarë dhe trajtimi i rasteve jashtë Kosovës.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HYSENI THOTË SE IVANOVIQI ISHTE PRIJËS I NJËSIVE ME UNIFORMË NË MITROVICË (02.26.2015)
DONIKA KADAJ - MUSTAFA E REALIZOI PREMTIMIN PËR 120 MIJË VENDE PUNE, NË TRE MUAJ I PËRZURI 100 MIJË QYTETARË NGA KOSOVA (02.26.2015)
AVOKATI I POPULLIT - TRE GJYQTARË NDËRKOMBËTARË DHE ENVER HASANI JANË JOKUSHTETUES NË GJYKATËN KUSHTETUESE (02.26.2015)
ULRIKE LUNAÇEK - SHPRESOJ SE LARGIMI I MADH I NJERËZVE TA ZGJOJË NGA GJUMI QEVERINË (02.26.2015)
KTV - DY SHQIPTARË TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM NË NORVEGJI (02.25.2015)
PRISHTINË - PRESIONI NDËRKOMBËTAR PËR GJYKATËN SPECIALE TUND KRERËT (02.25.2015)
KOSOVA SHËNON RËNIE TË PRODHIMIT TË BRENDSHËM BRUTO (02.25.2015)
DHUNA NË FAMILJE - TËRHEQJA E DENONCIMEVE ËSHTË KTHYER NË DUKURI (02.25.2015)
TIRANË - HETIME NDAJ 9 PERSONAVE TË AKUZUAR PËR MBËSHTETJE TË TERRORIZMIT (02.25.2015)
KOSOVË - NJË I AKUZUAR PËR PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE (02.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]