SHQIPTARËT - MË TË RREZIKUARIT NË VOJVODINË
E Premte, 02.27.2015, 12:01pm (GMT+1)
Minoritetet më të rrezikuar në Vojvodinë në vitin 2014 për nga aspekti i sigurisë, kanë qenë shqiptarët, turqit dhe goranët.
Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq në Novi Sad ka thënës e gjatë vitit 2014 janë dëmtuar 26 objekte, kryesisht furra buke, në pronë të këtyre tri komuniteteve, transmeton B92, përcjell koha.net.
Sulmet kundër shqiptarëve qenë shpeshtuar pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi Shqipëri më 14 tetor 2014 kur në stadium qe lëshuar droni me hartën e viseve etnik shqiptare.
Stefanoviq nuk ka treguar për numrin e incidenteve me motive antishqiptare në Serbi.
www.voal-online.ch
|