VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FACEBOOK - ARBEN ISLAMI TREGON SE KU ISHTE DHE KU ËSHTË SOT KUFIRI I KOSOVËS ME MALIN E ZI

E Premte, 02.27.2015, 02:54pm (GMT1)

 
Arben Islami, eksploruesi i bukurive natyrore të Kosovës, kësaj here në profilin e tij në Facebook nuk ka paraqitur ndonjë fotografi ku shihet ndonjë peizazh i bukur. Ka paraqitur kodër në të cilën shihet kufiri i dikurshëm i Kosovës me Malin e Zi, e ku është sot.

Me vijë të kuqe ai ka paraqitur demarkacionin e dikurshëm, ndërsa me vijë të verdhë atë të tanishmin.

Të parin e ka quajtur "kufirin normal".

"Kufiri normal me të kuqe në mes MNE (majtas) dhe KS (djathtas) në Bjeshkën e Liqenatit, Rugovë. Vija e verdhë tregon kufirin e ri", ka shkruar Islami.

Dje, në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, i është drejtuar ish-kryeministrit Hashim Thaçi, tash ministër i jashtëm e numër 2 në Qeveri, duke i përcjellë shqetësimin e qytetarëve të Pejës e Deçanit, se po pengohen për t'i shfrytëzuar pronat e tyre në kufi me Malin e Zi.

Ajo ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, i cili gjatë vizitës në Mal të Zi, tha se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por se sipas saj, Mali i Zi pretendon t'i marr 40 kilometra në territorin e Kosovës.

Ajo kërkoi që pikat kufitare në mes dy vendeve të mbesin ato që janë paraparë në vitin 1974.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.