VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZAEV - PUSHTETI MAQEDON KA PËRGJUAR 6 AMBASADORË TË HUAJ

E Premte, 02.27.2015, 06:19pm (GMT1)


Lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev


Lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, ka deklaruar se strukturat e sigurimit të shtetit kanë përgjuar gjashtë diplomatë të huaj.

Zaev ka thënë se për këtë posedon audio-incizime, të cilat shumë shpejt do t'i bëjë publike.

Përgjimin e diplomatëve të huaj e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe ambasadori i Italisë në Maqedoni, Ernesto Beleli.

Diplomati italian ka thënë se një mundësi e tillë ka shqetësuar jo vetëm atë, por edhe diplomatët e tjerë në vend.

"Konventa e Vjenës ndalon përgjimin e diplomatëve, as me urdhër nga gjykata. Bisedat telefonike janë pjesë e punës sonë, të dërgojmë porosi në vendet tona, prandaj gjykatësit nuk mund të urdhërojnë një gjë të tillë ", ka theksuar ambasadori italian, Beleli.

Ndryshe, njoftimin e tillë, Zaev e ka bërë derisa ka prezantuar dëshmitë e reja për, siç ka thënë, "punën kriminale të pushtetit aktual".

Ai ka publikuar audio-incizime të reja, nga të cilat dëshmohet se si kryeministri i Maqedonisë, NIkolla Gruevski, në bisedat telefonike me ministrin e Transportit ka urdhëruar rrënimin e një ndërtese në pronësi të Fijat Canovskit, ish-partner i tij i koalicionit, por që kishte nisur kundërshtimin e politikave të tij.

Zaev ka thënë se posedon dëshmi edhe për falsifikimin e zgjedhjeve që nga viti 2011 e këndej.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.