E Premte, 04.19.2024, 04:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - TRE TË ARRESTUAR PËR TERRORIZËM
Akuza - rekrutim, financim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

E Premte, 02.27.2015, 11:00pm (GMT+1)


Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm në rajonin e Gjilanit në Kosovën lindore dhe atë të Prishtinës.

Në një njoftim të policisë thuhet se të tre ata janë arrestuar "nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të terrorizmit, përkatësisht, lehtësimin e kryerjes së terrorizmit, rekrutimin për terrorizëm, shtytjen për kryerjen e veprave terroriste, organizimin dhe pjesëmarrjen në grup terrorist dhe financimin e terrorizmit".

Policia nuk ka dhënë më shumë hollësi përveç që, siç thuhet, gjatë operacionit, si prova materiale, janë konfiskuar dokumente të ndryshme dhe disa pajisje elektronike.

Ditë më parë ministri i brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni i tha Zërit të Amerikës se rreth 300 shtetas të Kosovës mund të kenë shkuar në luftërat e Irakut dhe të Sirisë, ndërsa autoritetet kanë arrestuar 150 luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftërat e huaja.

Mbi 20 qytetarë të Kosovës besohet se kanë humbur jetën në luftërat në lindjen e mesme.

Më 23 janar, parlamenti i Kosovës me 74 vota për dhe 12 kundër, miratoi në parim projektligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t'u bashkohen luftërave jashtë vendit.

Projektligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - RASTI I VRASJES SË VËLLEZËRVE BYTYÇI (02.27.2015)
ZAEV - PUSHTETI MAQEDON KA PËRGJUAR 6 AMBASADORË TË HUAJ (02.27.2015)
FACEBOOK - ARBEN ISLAMI TREGON SE KU ISHTE DHE KU ËSHTË SOT KUFIRI I KOSOVËS ME MALIN E ZI (02.27.2015)
THAÇI - GJYKATA SPECIALE DUHET NGRITUR, NUK KEMI ÇARE (02.27.2015)
ANTON QUNI BËN THIRRJE PËR DURIM DERI NË DALJEN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË UÇK-së (02.27.2015)
SHQIPTARËT - MË TË RREZIKUARIT NË VOJVODINË (02.27.2015)
KERRY LAVDËRON SERBINË PËR BISEDIME ME KOSOVËN (02.27.2015)
GJYKATA PEZULLON TESTIMIN E INFERMIERËVE (02.27.2015)
INTERPOLI KËRKON 17 SERBË TË DYSHUAR PËR KRIME LUFTE NË KOSOVËAutoritetet serbe reaguan pas njoftimeve se në policinë ndërkombëtare janë ngritur urdhër arreste për 17 të dyshuar për krime lufte, mes tyre një deputet& (02.27.2015)
FLETARREST NGA INTERPOL PËR DEPUTETIN E SERBISË STOJANOVIQ - ME KËRKESË TË EULEX-it (02.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]