VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË KAÇANIK PRISHET KOALICIONI LDK-PDK

E Shtunë, 02.28.2015, 09:14am (GMT1)



Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Kaçanik ka njoftuar se në mbledhjen e kryesisë së kësaj parite është vendosur që në mënyrë të njëanshme të prishet marrëveshja për bashkëqeversje lokale me partnerin PDK. "Ne si subjekt politik falendërojmë drejtorët e departamenteve të udhëhequra nga LDK-Dega në Kaçanik për punën e tyre shembullore, profesionale dhe disiplinore të konfirmuara në bazë të arritjeve të objektivave që kanë patur. LDK-Dega në Kaçanik ka hyrë në këtë koalicion për interes dhe në të mirë të zhvillimit lokal të Komunës tonë, mirëpo edhe në opozitë ne u sigurojmë votuesve, anëtarësisë dhe qytetarëve tanë se do të vazhdojmë me angazhimin e mëtutjeshëm si zë për ti kontribuar në vazhdimësi interesit të përgjithshëm të qytetarit ", thuhet në njoftimin e LDK-së, Dega në Kaçanik. (Kosova Sot)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.