VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË SHPËRTHIM NË VERIUN E QYTETIT TË MITROVICËS

E Shtunë, 02.28.2015, 09:57am (GMT1)



Një person i panjohur sot në mëngjes ka hedhur një bombë dore në qendër të pjesë veriore të qytetit të Mitrovicës. Nuk ka pasur të plagosur por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën kryesore "Kral Petar Prvi" para një lokali, ëmbëltores pronari i të cilës është një goran.

Bomba ka dëmtuar 8 vetura të parkuar në afërsi, e xhamat e veturave kanë arritur në dritaret e disa banesave.

Policia e Kosovës ka bllokuar vendin e shpërthimit, transmeton Tanjug, përcjell Koha.net.

Në vendin e shpërthimit janë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.