E Martë, 04.16.2024, 03:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - INCIDENTET QË TENSIONOJNË VERIUN

E Shtunë, 02.28.2015, 04:06pm (GMT+1)



Shpërthimi, i cili ka ndodhur të shtunën në Mitrovicën Veriore, pak pas orës 6 të mëngjesit, ka rezultuar me dëme materiale, por pa pasoja fizike në njerëz.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë theksuar se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një granatë dore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se menjëherë pas shpërthimit, zyrtarët e policisë dhe ekipet e dominimit kanë dalë në vend të ngjarjes.

"Rreth orës 6 e 10, në rrugën "˜Mbreti Pjetër' në Mitrovicë, ka ndodhur një shpërthim. Dyshohet të ketë qenë një granatë dore, me ç'rast janë dëmtuar 9 automjete dhe 11 lokale. Aty vërehen dëme të mëdha materiale, por nuk ka të lënduar në njerëz. Rasti është klasifikuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Të gjitha njësitet relevante policore, si dhe ekipet e deminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes", ka thënë Hoxha.

Hoxha ka shtuar se Policia e Kosovës po i zhvillon procedurat hetimore për zbardhjen e rastit, i cili është vlerësuar "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".

Ndryshe nga vitet e mëparshme, në muajt e fundit, në Mitrovicën e veriut nuk ishin shënuar shpërthime. Por, shpërthimi i së shtunës, ka nxitur reagimin e njohësve të rrethanave të sigurisë në vend.

Naim Maloku, ekspert për çështje të sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se incidenti i fundit në Mitrovicën e Veriut, nuk është befasues, madje as rezultati i incidentit, i cili, ka kaluar pa pasoja fatale për njerëz.

Sipas tij, e gjithë kjo është në vazhdën e atyre angazhimeve dhe përpjekjeve destruktive të palës serbe që ta mbajnë në tension situatën në veri.

"Është e ditur se janë shërbimet sekrete që e mbajnë të tensionuar situatën atje. Pala serbe është aty. Atë e dinë të gjithë, edhe faktori ndërkombëtar. Edhe ne e dimë, por edhe ata e dinë që ne e dimë. Asgjë këtu nuk është e re. Pra, mbahet situata e tensionuar aty. Ose, e kanë instrumentalizuar ndonjë grup radikal atje që përmes tij e mbajnë situatën e tensionuar atje", thotë Maloku.

Maloku shton se të gjitha këto janë porosi se kinse nuk është bërë zgjidhja në veriun e Kosovës dhe se ata kërkojnë zgjidhje deri në përmbushjen e kërkesave maksimale që kanë serbët e veriut të Kosovës dhe vetë Serbia.

"Këto janë veprime shtyse për ta prurë dialogun në atë përfundim që Asociacioni i komunave serbe të marrë kompetenca ekzekutive dhe të krijohet ajo "˜mini-Republika Serbe' në territorin e Kosovës. Ndoshta, me më pak kompetenca se sa që i ka "˜Republika Serbe', por në njëfarë formë ta krijojnë ata një shtet brenda Kosovës", thekson Maloku.

Ndryshe, shpërthimi i së shtunës në Mitrovicën e veriut ka ndodhur para një lokali afarist, me ç'rast janë dëmtuar edhe xhamat e veturave dhe banesave në afërsi. Tash për tash, sipas zyrtarëve të policisë, ende nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihen motivet e shpërthimit në Mitrovicën e veriut.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË SHPËRTHIM NË VERIUN E QYTETIT TË MITROVICËS (02.28.2015)
NË KAÇANIK PRISHET KOALICIONI LDK-PDK (02.28.2015)
VETËVENDOSJE - STAVILECI FYEN DHE TALL POPULLIN E VARFËRUAR TË KOSOVËS,  PËRBUZ DHE PËRÇMON GRATË SHQIPTARE (02.28.2015)
SOT SHTATËMBËDHJETË VJET MË PARË NISI LUFTA NË KOSOVË (02.28.2015)
DOKUMENT - BUJAR NISHANI I JEP BEHGJET PACOLLIT DEKORATËN 'NDERI I KOMBIT' (02.28.2015)
KOSOVË - TRE TË ARRESTUAR PËR TERRORIZËMAkuza - rekrutim, financim dhe pjesëmarrje në grup terrorist (02.27.2015)
ZËRI I AMERIKËS - RASTI I VRASJES SË VËLLEZËRVE BYTYÇI (02.27.2015)
ZAEV - PUSHTETI MAQEDON KA PËRGJUAR 6 AMBASADORË TË HUAJ (02.27.2015)
FACEBOOK - ARBEN ISLAMI TREGON SE KU ISHTE DHE KU ËSHTË SOT KUFIRI I KOSOVËS ME MALIN E ZI (02.27.2015)
THAÇI - GJYKATA SPECIALE DUHET NGRITUR, NUK KEMI ÇARE (02.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]