E Mërkurë, 04.24.2024, 12:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Shekulli - QEVERIA KOSOVARE IU KËRKON SHQIPTARËVE T'I ULIN LINDJET, SERBËVE T'I RRISIN

E Djelë, 03.01.2015, 09:09am (GMT+1)



Qeveria kosovare u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reduktojnë numrin e lindjeve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, ndërkohë që serbët që jetojnë në Kosovë përfitojnë para nga buxheti i shtetit për çdo fëmi të lindur.

Pak kohë më parë ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerant Staliveci, tha se një familje që merr një rrogë 300 euro në muaj nuk duhet të bëjë 7 fëmijë.

Nisur nga kushtet ekonomike në Kosovë, konstatimi i ministrit mund të jetë i drejtë, por në aspektin kombëtar shumë analistë e kanë kundërshtuar ministrin.

Nga ana tjetër, në komunat me shumicë serbe lindja e fëmijëve nxitet me para të buxhetit të Kosovës. Konkretisht, në Ranilluk, për çdo fëmi të lindur shteti i jep prindërve 200 euro në muaj deri sa fëmija të fillojë shkollën.

Sociologu shqiptar, Ibrahim Berisha, e krahason deklaratën e Stavilecit me kërkesat e zyrtarëve të ish-sistemit jugosllav për shfarosjen e shqiptarëve duke ua ulur natalitetin.

"Akademik Macura, demografi shovensit serb, këtë pyetje e ka bërë që nga vitet '70-të të shek. XX. Edhe më  herët e kanë  bërë paraardhësit e tij. Kjo pyetje është bërë nga regjimi serb dhe janë marrë masa kufizuese-heqje nga shtesat fëmijnore të shqiptarëve të varfër dhe të papunë. Është sharë dhe fyer gruaja  shqiptare "makinë e lindjes". Shesheli ka propozuar edhe kastrimin...", shkruan Berisha duke pyetur pse pikërisht flitet për numrin 7.

Në vizitën e tij të fundit në Kosovë, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve që të lindin sa më shumë fëmijë.

"Më së shumti fëmijë serb lindin në Kosovë dhe kjo duhet të vazhdojë dhe të mos ndalet me asnjë kusht. Rroftë Serbia", tha Vuçiç teksa inauguroi një spital gjinekologjik në Pasjan.

Familje të tëra serbe në veri të Kosovës përfitojnë në fshehtësi pensione dhe ndihma ekonomike edhe qeveria serbe, me qëllim rritjen e numrit të serbëve në shtetin tjetër shqiptar.

/Shekulli Online/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'TRI DRITARE DHE NJË VARJE' SJELL DRAMËN E PËRDHUNIMEVE TË LUFTËS NË KOSOVË (02.28.2015)
KOSOVË - INCIDENTET QË TENSIONOJNË VERIUN (02.28.2015)
NJË SHPËRTHIM NË VERIUN E QYTETIT TË MITROVICËS (02.28.2015)
NË KAÇANIK PRISHET KOALICIONI LDK-PDK (02.28.2015)
VETËVENDOSJE - STAVILECI FYEN DHE TALL POPULLIN E VARFËRUAR TË KOSOVËS,  PËRBUZ DHE PËRÇMON GRATË SHQIPTARE (02.28.2015)
SOT SHTATËMBËDHJETË VJET MË PARË NISI LUFTA NË KOSOVË (02.28.2015)
DOKUMENT - BUJAR NISHANI I JEP BEHGJET PACOLLIT DEKORATËN 'NDERI I KOMBIT' (02.28.2015)
KOSOVË - TRE TË ARRESTUAR PËR TERRORIZËMAkuza - rekrutim, financim dhe pjesëmarrje në grup terrorist (02.27.2015)
ZËRI I AMERIKËS - RASTI I VRASJES SË VËLLEZËRVE BYTYÇI (02.27.2015)
ZAEV - PUSHTETI MAQEDON KA PËRGJUAR 6 AMBASADORË TË HUAJ (02.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]