VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUNAÇEK - NJOHJA E KOSOVËS DO TË JETË NJË KUSHT PËR HYRJEN E SERBISË NË BE

E Djelë, 03.01.2015, 03:57pm (GMT1)

  
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se në raportin e ardhshëm për Kosovën do të shkruajë se ka pasur pak progres në lidhje me veriun e vendit. Lunacek thotë se normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja e Kosovës do të jetë një kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, transmeton KTV.

E pyetur nëse ka një dokument që thotë se kjo njohje është një kusht, ajo tha: "Për diçka të tillë nuk ka asnjë dokument, por kjo është një konsensus politik. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe në fund njohja e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE", ajo tha në një intervistë me gazetën "˜Kurir' të Beogradit. Ajo theksoi se BE-ja kurrë nuk do të pranojë një anëtar të ri që nuk ka kufij të përcaktuar qartë dhe të njohur ndërkombëtarisht, siç ka bërë me Qipron.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.