VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGELIKA VIETS - NËSE NUK E MIRATON KOSOVA, ATËHERË GJYKATËN SPECIALE E MIRATON KËSHILLI I SIGURIMIT
Viets - Ky do të ishte një kthim mbrapa në përpjekjet për ta forcuar sovranitetin e Kosovës

E Hënë, 03.02.2015, 08:29am (GMT1)

  
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka paralajmëruar pasoja negative në rast se Kosova dështon të themelojë Gjykatën Speciale.

Në një bisedë për "Kohën Ditore", Viets e ka vlerësuar të rrezikshëm debatin aktual rreth Speciales.

"BE-ja dhe Kosova bashkërisht kanë marrë vendim për themelimin e Gjykatës. Për këtë ka pasur një letërkëmbim të BE-së me Kosovën.

Themelimi i Gjykatës është i mirë për Kosovën. Është e rëndësishme të mos synohet rinegocimi i marrëveshjes për Gjykatën Speciale. Diskutimi aktual është i rrezikshëm për imazhin e Kosovës si partner serioz",
ka theksuar Viets. "Nëse Kosova tani distancohet nga marrëveshja, shtrohen shumë çështje rreth besueshmërisë së saj".

Ambasadorja gjermane ka përmendur faktin se nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Sipas Viets, ky do të ishte kthim mbrapa në përpjekjet e Kosovës për ta forcuar sovranitetin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.