E Premte, 03.29.2024, 09:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DANIEL SERVER - KËRCËNIM PËR MAQEDONINË ËSHTË MOSKA E JO UASHINGTONI

E Hënë, 03.02.2015, 11:25am (GMT+1)

 
Shkup, 2 mars - Nuk ekziston lëvizje irredentiste në Maqedoni, Kushtetuta e së cilës ndalon dhënie të së drejtës mbi vendet fqinje, deklaroi analisti amerikan dhe ish-drejtor i Institutit për Paqe në Uashington, Daniel Server për TV Sonce të Shkupit.

Kjo deklaratë pason si përgjigje e intervistës së shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, i cili tha se një nga prioritetet e politikës së jashtme greke është kthesa në çështjen për emrin e Maqedonisë, por, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion më të madh mbi autoritetet e Maqedonisë për ndërrim të qëndrimeve irredentiste, të cilat janë pengesë për zgjidhjen e kontestit.

"Grekët halucinacionojnë. Irredentizmi është lëvizje çfarëdo qoftë politike ose popullore e orientuar drejt kthimit dhe marrjes së sërishme të atdheut të humbur", thotë Server.

Sipas ekspertit amerikan për Ballkanin, ka njerëz në Maqedoni, shqiptarë dhe maqedonas, të cilët dëshirojnë njohje të pakicave në Greqi, por ky nuk është irredentizëm, këto janë të drejta të njeriut.

Server në intervistë nuk e neglizhoi edhe situatën aktuale në Maqedoni, rastin "Puç" dhe mundësinë për implikim në rastin "Përgjimi" nga ana e një vendi fqinj të Maqedonisë të ndihmuar nga shërbimet sekrete të një nga shërbimeve më të fuqishme sekrete të botës, si dhe mundësia e destabilizimit të organizuar të Maqedonisë.

"Nuk ka dyshim se Athina i thellon lidhjet me Moskën dhe se Moska është kundër anëtarësimit në NATO dhe BE të vendeve të Ballkanit", thekson analisti amerikan dhe shton se "nuk është i bindur që ka pasur tentativë për grusht-shtet".

I pyetur për qëndrimin e SHBA-së, Server konsideron se Uashingtoni nuk është i interesuar për destablizimin e Maqedonisë.
"Armata e Maqedonisë ka luftuar nën komandën amerikane në Afganistan. Ndoshta nuk kemi marrëveshje formale për aleancë, por kjo ka të bëjë me lidhje shumë të ngushta ushtarake. Jam i bindur se SHBA-ja nuk ka interes për destabilizim të Maqedonisë dhe gjithashtu jam i bindur se nuk janë shumë të interesuar për Maqedoninë që të kyçen në përgjimin e mijërave qytetarëve. Greqia dhe Rusia kanë shumë më tepër shkaqe të jenë të interesuar, por nuk e di me siguri nëse ata janë të implikuar në përgjim", potencoi Server.

Ai konsideron se Uashingtoni nuk favorizon asnjë opsion politik në Maqedoni.

"Nuk e kam idenë se pse dikush do të mendonte një gjë të tillë . Uashingtoni favorizon demokraci dhe anëtarësim në NATO për Maqedoninë. Do ta mbështesë secilin që do të vijë në mënyrë demokratike në pushtet. Gjithashtu, Uashingtoni do ta mbështesë sistemin demokratik në Maqedoni", thekson Server.

Lidhur me deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry para Kongresit amerikan se Maqedonia është një nga vendet "të linjës së zjarrit" mes SHBA-së dhe Rusisë, analisti amerikan me qëndrim se "kërcënimi është nga Moska, e jo nga Uashingtoni".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE DEPUTETI ASTRIT VELIAJ DEL KUNDËR BASHËS - KA IKUR KOHA E ZVARRANIKËVE POLITIKË (03.02.2015)
MITROVICË - DIGJET NJË VETURË ME TARGA TË BEOGRADIT (03.02.2015)
ENKELEJD ALIBEAJ I PAKËNAQUR - LARGOHET NGA JETA AKTIVE E PD-së (03.02.2015)
EKSPERTËT - BRENDA VITIT MBI 10 PËR QIND E SHQIPTARËVE E BRAKTISËN KOSOVËN! (03.02.2015)
ANGELIKA VIETS - NËSE NUK E MIRATON KOSOVA, ATËHERË GJYKATËN SPECIALE E MIRATON KËSHILLI I SIGURIMITViets - Ky do të ishte një kthim mbrapa në përpjekjet për ta forcuar sovranitetin e Kosovës (03.02.2015)
RTV21 - RRETH 400 MJEKË IKIN NGA KOSOVA (03.02.2015)
BOTANISTËT - NJË LUL E RE NË FLORËN SHQIPTARE (03.02.2015)
DEPUTETËT QË NUK E DUAN THAÇIN PRESIDENT THONË SE NUK DO TË RRINË NË SALLË DITËN E VOTIMIT (03.01.2015)
Deutsche Welle - KOMUNAT E VERIUT TË KOSOVËS REFUZOJNË BUXHETIN E PRISHTINËS (03.01.2015)
LUNAÇEK - NJOHJA E KOSOVËS DO TË JETË NJË KUSHT PËR HYRJEN E SERBISË NË BE (03.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]